TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Nëntor 2023, 08:48

111-vjetori i Pavarësisë, kryebashkiaku i New York uron shqiptarët (Video)

Shkruar nga Pamfleti

111-vjetori i Pavarësisë, kryebashkiaku i New York uron

Dita e Flamurit përjetohet gjithmonë me emocion nga shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të veshur kuq e zi, me flamuj në duar e të shoqëruar nga muzika shqiptare, shqiptarët në New York  kanë festuar pavarësinë e Shqipërisë, ditën që bashkon mbarë shqiptarët.

Festën e pavarësisë shqiptarëve ua ka uruar edhe kryebashkiaku i New York, Eric Adams.

‘Nga Shqipëria e Vogël në Bronx në Brooklyn në Staten Island, fqinjët tanë shqiptarë janë pronarët e bizneseve të vogla, sipërmarrësit dhe njujorkezët punëtorë që e mbajnë qytetin tonë në lëvizje. Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqiptare!’, shkruan kryebashkiaku i New York në një postim në rrjetet sociale duke i shoqëruar me festimet e shqiptarëve.

 

 

 

eric adams shqipëria feston sot ditën e pavarësisë

Lini një Përgjigje