TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Nëntor 2023, 08:36

Neurokirurgu: I bëra skaner trurit tim prej kureshtjes, u shokova!

Shkruar nga Pamfleti
Neurokirurgu: I bëra skaner trurit tim prej kureshtjes, u shokova!
Henry Marsh

Në një intervistë për “Opinion”, neurokirurgu i njohur Henry Marsh flet për momentin ‘shenjues’ të jetës së tij, ditën kur u diagnostikua me kancer të rëndë.

73 vjeç dhe pas një karriere të gjatë si mjek, ai rrëfen se bëri një rezonancë magnetike prej kureshtjes për të parë si dukej truri i tij. Më tej, shprehet pse u shokua nga ajo që pa.

-Është shumë interesante lidhja që njerëzit kanë me jetën dhe vdekjen. Në libër keni shkruar për një snajperist nga Ukraina për të cilin vdekja është një pjesë e zakonshme e përditshmërisë së tij, të vrasë njerëz. Cila është qasja e këtij personi?

Henry Marsh: Nuk e di. Ai pretendon se është plotësisht i ndarë.

-Ishte punë.

Henry Marsh: Ishte punë. Të vriste rusë ishte pjesë e punës së tij të përditshme. Nuk jam i sigurt. Pyes, nëse është ende gjallë pasi mund të ketë vdekur, pyes nëse pas luftës do të zhvilloi çrregullimin e stresit post-traumatik. Doktorët mund të qëndrojnë shumë të ndarë. Një prej aspekteve më të vështira e të qenit doktor është gjetja e ekuilibrit midis mirësisë dhe dhembshurisë dhe ndarjes shkencore klinike. Duhet të gjesh ekuilibrin. Nuk duhet të jesh shumë i ftohtë, por nuk duhet të jesh shumë i dhimbsur. Sa më shumë që të përpiqesh të kesh dhembshuri për pacientët tuaj, aq më shumë të dhemb puna jote kur gjërat shkojnë keq dhe shumë prej pacientëve tuaj do të vdesin pavarësisht se sa i mirë jeni, ndërsa disa prej pacientëve do të vdesin sepse ju keni bërë një gabim dhe ju duhet të jetoni me këtë gjë. Mënyra e vetme për të jetuar me këtë gjë është të mbani kapistall dhe të shmangi realitetin e gjërave me të cilat janë duke u përballur pacientët tuaj.

-Është shumë interesante kur në fillim të librit tuaj ju flisni për rezonancën magnetike nëpër të cilit ju mund të shikoni shenjat dhe ndryshimet në tru. Tek libri juaj shkruani se në mënyrë vullnetare i bëtë një rezonancë magnetike…

Henry Marsh: Po, zgjodha që të bëj një rezonancë magnetike nga kurioziteti…

-Por ju kishit frikë ta shikonit rezonancën pasi ajo u bë. Pse?

Henry Marsh: Doja të shkruaja një libër tjetër. Kjo përpara se të diagnostikohesha me kancer, përpara pandemisë, përpara sulmit rus në Ukrainë. Mendova se dua të shkruaj një libër për trurin, por jo një libër shkencor. Doja të shkruaja për mënyrën se si unë e kuptoj trurin nga pikëpamja e një neurokirurgu dhe se çfarë do të thotë për mua si një qenie njerëzore, si një individ. Mendova se skaneri i trurit tim do të dukej mrekullisht mirë. Unë jam i zgjuar, jam i suksesshëm. Kështu që mendova se ishte për të qeshur.

-Sa më shumë që të moshoheni aq më shumë mendoni se jeni aktiv dhe mirë.

Henry Marsh: Skaneri i trurit tim ishte i tmerrshëm. Ishte skaneri…

-Pse?

Henry Marsh: Ishte skaneri i trurit të një 70 vjeçari. Dhe truri ishte më i vogël…

-Kishit mundësinë të shikonit shenjat e plakjes?

Henry Marsh: Po, pa diskutim.

-Shumë lehtë?

Henry Marsh: Shumë lehtë. Ashtu siç na zbardhen flokët dhe na rrudhoset lëkura, edhe truri jonë zvogëlohet me kalimin e moshës. U shokova. Edhe një herë. Ju jeni shumë i ri por kur të arrini në moshën time do të shikoni fotografitë dhe do të pyesni: a dukem vërtetë kaq i moshuar? Jemi duke e refuzuar situatën në mënyrë të vazhdueshme. Ishte e njëjta gjë kur pash skenarin e trurit tim.

-Doktor, cili është ndryshimi midis moshës dhe energjisë që keni brenda jush. Sepse mbaj mend të moshuarit që më thoshin kur isha i vogël. Është e jashtëzakonshme. Nuk e njoh këtë person që kam para pasqyrës time. Ky nuk jam unë. Nuk është ky ndjehem përbrenda.

Henry Marsh: Të gjithë ne e kemi brenda nesh idenë e idealizuar se kush jemi.

-Por në fakt…

Henry Marsh: Dhe unë e kisha këtë idenë e versionit se si duhej të dukej truri im. Por nuk ishte kështu. Mu duk si një shaka kundrejt vetes.

-Më pas ju shkruani në librin tuaj se njerëzimi, doktorët, shkencëtarët nuk dinë më shumë gjëra nga çfarë dinim në shekullin e 17-të për trurin. Çfarë do të thotë kjo?

Henry Marsh: Në shumë drejtime po. Misteri i madh i jetës njerëzore, për mua e ashtu siç do të thoshin shumë neuroshkencëtarë është se truri ndjek ligjet e fizikës. Është mendim shumë i vështirë për t’u kuptuar, por mendimet dhe ndjenjat janë ngjarje fizike në trurin tonë. Pra, kur ne vdesim, truri jonë vdes dhe rreshtim së ekzistuari. Por ligjet e fizikës nuk na thonë asgjë për mënyrën se si materia fizike krijon dhimbje dhe dashuri dhe shikimin. Nuk na thonë gjë.

-Nuk e dimë…

Henry Marsh: Thjesht nuk e dimë. Dhe deri më tani dimë se disa shkencëtarë…

-Edhe me zhvillimin e shkencës ne nuk dimë më shumë nga ç’dinim përpara disa shekujsh…

Henry Marsh: Lidhur me pyetjet e mëdha.

-Po, sigurisht.

Henry Marsh: Lidhur me pyetjet vërtetë të mëdha. Disa shkencëtarë janë duke sugjeruar në mënyrë shumë serioze se insektet mund të ndjejnë dhimbje. Nuk e dimë se sa qeliza truri nevojiten për të krijuar dhimbje.

-Është e jashtëzakonshme dhe nuk e dija atë që thatë se truri është si tullat në mur, por ju thatë se qindra mijëra…

Henry Marsh: 85 miliardë nerva!

-85 miliardë…

Henry Marsh: Dhe gjithçka që jeni duke menduar ose duke ndjerë tani për tani është aktivitet elektrik.

-Në 83 miliardë…

Henry Marsh: Në 85 miliardë qeliza.

-Në 85 miliardë qeliza.

Henry Marsh: Po.

-Ju po ashtu thatë se janë me qindra mijëra kilometra…

Henry Marsh: Rrjetesh. Po.

-Të cilat lidhen me njëra tjetrën. Është kaq e komplikuar.

Henry Marsh: Është e jashtëzakonshme! Po.

-Dhe si mundet një doktor të orientohet në një botë të tillë kaq komplekse?

Henry Marsh: Jo, nuk e bën. Kirurgjia e trurit është shumë e thjeshtë, e parafinuar, e ashpër në krahasim me kompleksitetin e trurit tonë.

henry marsh

Lini një Përgjigje