TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Nëntor 2023, 08:28

111-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, Google ‘vishet kuqezi’

Shkruar nga Pamfleti

111-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, Google

Faqja më e klikuar në Internet, Google, ka vendosur në mesin e saj Flamurin kuqezi në nder të shpalljes së pavarësisë të Shqipërisë.

Ky ndryshim shihet vetëm nga shqiptarët që janë brenda territorit të Shqipërisë, ndërsa ata që janë në trojet e tjera shqiptare apo kudo nëpër botë, nuk munden ta shohin këtë.

Sot Shqipëria feston 111 vjetorin e pavarësisë. 111 vjet  më parë në Vlorë përfaqësues të vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e shtetit shqiptar.

Kuvendi Kombëtar i Vlorës, mbledhjen e tij të parë e mbajti më 28 nëntor 1912, me aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar nga Perandoria Osmane. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.

 

111-vjetori i pavarësisë google

Lini një Përgjigje