TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Nëntor 2023, 19:49

Moti i keq/ Bllokohet qarkullimi i automjeteve në Librazhd, dëmtohen shtyllat e tensionit

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq/ Bllokohet qarkullimi i automjeteve në Librazhd, dëmtohen

Vendi ynë është përfshirë nga reshje masive shiu dhe erëra të forta ditën e sotme të cilat kanë shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona...

Një pjesë e madhe e qytetit të Librazhdit është përfshirë nga një stuhi e pazakontë pasditen e sotme.

Reshje të dendura shiu të shoqëruara me erëra të fuqishme kanë shkaktuar probleme të shumta. Raportohet se për shkak të mbizotërimit të motit të keq është bërë pothuajse i pamundur qarkullimi i automjeteve nëpër rrugë.

Ndërkohë era e fortë ka sjellë jo pak pasoja duke dëmtuar pemë, shtyllat e energjisë elektrike, përcjellës të rrjetit elektrik si edhe duke zhvendosur çadra, tavolina e karrige të lokaleve.

Gjithashtu për shkak të reshjeve të dendura janë përmbytur disa rrugë. Sakaq, të gjitha ndërmarrjet e shërbimeve të bashkisë Librazhd dhe strukturat e emergjencave civile kanë kaluar në gatishmëri për të përballuar situatën e krijuar.

Moti i keq/ Bllokohet qarkullimi i automjeteve në Librazhd, dëmtohenMoti i keq/ Bllokohet qarkullimi i automjeteve në Librazhd, dëmtohen

automjete librazhd shtylla tensioni

Lini një Përgjigje