TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Nëntor 2023, 17:44

Bora izolon Qafë Thorën, bllokohen dhjetëra mjete

Shkruar nga Pamfleti

Bora izolon Qafë Thorën, bllokohen dhjetëra mjete

Reshjet e dëborës që kanë “pushtuar” vendin ditët e fundit, vazhdojnë të shkaktojnë probleme në qarkullimin rrugor. Mësohet se këtë të martë, në Qafë Thorë janë bllokuar dhjetra mjete.

Shkak janë bërë reshjet e mëdha të borës, të cilat kanë bllokuar rrugët. Si pasojë, kalimi i mjeteve vazhdon të jetë thuajse i pamundur.

Moti i keq ka shkaktuar probleme gjithashtu probleme në disa akse në veri. Rruga e Arbrit dhe aksi Fushë Arrëz-Mirditë u bllokuan këtë mëngjes për shkak të reshjeve të shiut, të cilat shkaktuan rënie masive të gurëve.

qafë thorë moti i keq

Lini një Përgjigje