TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Qershor 2023, 18:41

Nga gjurmimi i Facebook, tek shkrimi që i parapriu sulmit kibernetik ndaj ministrisë iraniane, zbulohen detajet si nisën hetimet për muxhahedinët

Shkruar nga Pamfleti

Nga gjurmimi i Facebook, tek shkrimi që i parapriu sulmit kibernetik ndaj

Është publikuar dosja e vendimit që lejoi kontrollin e ambienteve të kampit MEK në Manzë të Durrësit dhe që u ndërmor më 20 qershor. Vendimi i GJKKO-së mban datën 19 qershor dhe është firmosur nga gjyqtarja Etleva Deda.

Bëhet me dije se hetimi ka nisur nga monitorimi i rrjeteve sociale ku më 8 maj në faqen e internetit me emërtimin "Anadolu Ajansi" është publikuar një artikull në gjuhën angleze ku shkruhej se ministria jashtme e Iranit më 7 maj ishte përballur me një sulm kibernetik, por mohon rrjedhjen e dokumenteve.

Mësohet se më herët një grup hakerash iranianë të vetëquajtur "Ghlam Sarnegouni" (Kryengritja deri në Përmbysje) pretenduan se ishin ata autorët e sulmit të bazave të dhënave të ministrisë, duke hequr 210 faqe interneti dhe duke marrë 50 TB të dhëna. Në dosje thuhet se grupi i hakerave ishin të lidhur me grupin opozitar iranianë me bazë në Shqipëri, Mujahideen Kila ("MEK").

Hakerat publikuan një sasi të madhe dokumentesh karta identiteti, procesverbale takimesh si dhe numra telefoni të punonjësve te ministrisë në kanalin Telegram të grupit.

Dokumentet e lëshuara përfshinin korrespondencë midis zyrtarëve iraniane dhe evropiane mbi marrëveshjen e shkëmbimit të burgjeve midis Iranit dhe Belgjikës, e cila do të lirojë respektivisht diplomatin iranian Asadollah Assadi dhe punonjësin belg të ndihmës Olivier Vandecasteele.

Një ditë para këtij sulmi në një shkrim të datës 7 maj 2023 "Grupi hacktivist "Kryengritja deri në përmbysje", i lidhur me grupin opozitar me bazë në Shqipëri, thoshte se synonte ministrinë e jashtme të Iranit.

Hetimet në Shqipëri nisën më 18 maj 2023, 10 ditë më vonë kur nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore, në Njësinë "C" referuan kallëzimi penal për veprat penale nga provokim i luftës, përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike dhe ndërhyrja në sistemet kompjuterike.

“Hetimi në lidhje me këtë procedimi ka filluar nga monitorimi i bërë i rrjeteve sociale nga Njësia "C".  Hetimi Krimit Kompjuterik, ku ka rezultuar se me datë 08.05.2023, në faqen e internetit me emërtimin "Anadolu Ajansi" dhe me adrese https://www.aa.com.tr/en/middle-east/trans-foreign-ministry- confirms-cyberattack-but-denies-leak-of-documents/2891575#, është publikuar një artikull në gjuhën angleze me titull "Ministria e Jashtme e Iranit konfirmon sulmin kibernetik, por mohon rrjedhjen e dokumenteve", dhe artikulli vijon si më poshtë: "Ministria e Jashtme e Iranit të dielën vonë konfirmoi një sulm kibernetik në faqen e saj të informacionit, por mohoi raportet për rrjedhjen e dokumenteve dhe 18 dhënave.

Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, tha se faqja e informacionit te ministrisë Ishte hakuar, por "masat e nevojshme" u morën menjëherë për të rivendosur faqen e internetit. Ai megjithatë, mohoi pretendimet që qarkullonin mediat sociale për rrjedhjen e dokumenteve dhe bazave të të dhënave si dhe hakërimin e serverave dhe sistemeve të ministrisë. Zëdhënësi theksoi gjithashtu se informacionet dhe imazhet e publikuara në emër të Ministrisë së Jashtme të Iranit në hapësiren kibernetike janë "të rreme dhe të pabaruara".

Më herët të dielën, një grup hakerash iranianë që e quan velen "Ghlam Sarnegouni" (Kryengritja deri në Përmbysje) pretendoi se kishte sulmuar serverat dhe bazat e të dhënave të ministrisë, duke hequr 210 faqe interneti dhe duke rrjedhur 50 TB të dhëna.

Sipas raportimeve, grupi i hakerave është lidhur me grupin opozitar tranian me bazë në Shqipëri, Mujahideen Kila ("MEK"). Grupi është cilësuar si një "organizate terroriste" nga Republika Islamike. Hakerat publikuan një sasi të madhe dokumentesh karta identiteti, procesverbale takimesh si dhe numra telefonit punonjësve te ministrisë në kanalin Telegram te grupit. Dokumentet e lëshuara përfshinin korrespondence midis zyrtarëve iraniane dhe evropiane mbi marrëveshjen e shkëmbimit të burgjeve midis Iranit dhe Belgjikës, e cila do të lirojë respektivisht diplomatin Iranian Asadollah Assadi dhe punonjësin belg të ndihmës Olivier Vandecasteele. Nuk është hera e parë që ky grup hakerash pretendon sulme kibernetike ne faqet e internetit që i përkasin institucioneve qeveritare iraniane. Në qershor 2022, ajo pretendoi se kishte hakuar mijëra kamera sigurie, si dhe faqe interneti që i përkisnin Bashkisë së Teheranit"

Me date 07.05.2023, në faqen e internetit me emërtimin "Iran International" dhe me adrese https://www.iranintl.com/en/202305079860, është publikuar një artikull në gjuhën angleze me titull "Hacktvistet synojnë Ministrinë e Jashtme të Iranit, rrjedhje e të dhënave", dhe artikulli vijon si më poshtë: "Grupi hacktivist "Kryengritja deri në përmbysje", i lidhur me grupin opozitar me bazë në Shqipëri, Mujahideen-e Khalq ("MEK"), publikoi qindra dokumente identifikimi, procesverbale të takimeve, korrespondencën e ministrisë, numrat e telefonit te zyrtarëve të ministrisë dhe emrat e 11,000 punonjës të ministrisë së jashtme, ndër të tjera. Sipas kanalit telegram të hakerave, të gjitha faqet e lidhura me ministrinë si ambasadat e Republikës Islamike dhe organizatat e lidhura ishin në shënjestër, duke treguar një faqe me foto të liderëve 18 "MEK"-ut, si dhe foto të liderit suprem të Iranit Ali Khamenei dhe presidenti Raisi me kryq të kuq mbi t'a Gjithashtu në faqe kishte slogane "Vdekje Khamenel-t" dhe "Te fala Rajavit", liderit aktual të grupit opozitar. "Ne Iran po zhvillohet një revolucion i madh Kryengritja do te vazhdojë derisa te shembet pallati i shtypjes. Revolucioni demokratik i Iranit do të jetë fitimtar", thuhet në mesazhin në faqe. Shumica e faqeve u mbyllën mesditën e së dielës. "Kryengritja deri në përmbysje", tashmë kishte hakuar dhe çaktivizuar disa faqe interneti dhe shërbime të regjimit.

Nga ana e policisë është referuar fakti se dyshohet se, nga organizata "MEK" (Organizata e Michahedinëve se Popullit së Iranit) nga territori i Republikës së Shqipërisë ka kryer sulme kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit si dhe drejt disa institucioneve në shtetin Iranian. Ndërkohë që Irani kërcënon se do të ndërmarrë sulme  ndaj Shqipërisë dhe organizatës MEK.

“Nga hetimi rezulton se: Me date 18.05.2023, nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore, në Njësinë "C". Hetimi i Krimit Kompjuterik, pranë Departamentit të Policisë Kriminale si dhe oficerëve të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Antiterrorit në Drejtorinë e Përgjithshme te Policisë se Shtetit, është referuar kallëzimi penal për veprat penale "Provokim i luftës", "Pergjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike". Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike", "Ndërhyrja në sistemet kompjuterike", "Keqpërdorimi i paisjeve", te parashikuara nga nenet 221, 293/a, 293/b/c dhe 333/a të Kodit Penal.

Nga ana e tyre, është referuar fakti se dyshohet se, nga organizata "MEK" (Organizata e Michahedinëve se Popullit së Iranit) nga territori i Republikës së Shqipërisë ka kryer sulme kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit në disa periudha të ndryshme kohore, si dhe drejt disa institucioneve në shtetin Iranian. Duke qenë se statusi i qëndrimit të organizatës "MEK" ne Shqipëri është humanitar, Republika Islamike e Iranit në vazhdimësi ka pretenduar duke ngritur këto dyshime si dhe në mënyrë të vazhdueshme kërcënon se do të ndërmarrë sulme ndaj Shqipërisë dhe organizatës "MEK". Po ashtu, Republika Islamike e Iranit ka kryer sulme kibernetike ndaj Republikës së Shqipërisë përpara disa kohësh, gjë e cila ka cënuar seriozisht sigurinë kibernetike dhe integritetin kibernetik të shtetit shqiptar".

Nuk ishte hera e parë që ky grup hakerash pretendon sulme kibernetike në faqet e internetit që i përkasin institucioneve qeveritare iraniane. Në qershor 2022, ajo pretendoi se kishte hakuar mijëra kamera sigurie, si dhe faqe interneti që i përkisnin Bashkisë së Teheranit”, thuhet në dosjen e publikuar nga Report Tv.

detaje dosje hetim muxhahedine

Lini një Përgjigje