TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Qershor 2023, 18:01

Shtohet oreksi në administratë, Drejtoria e Pastrimit të Parave kërkon rritje pagash: Po na ikin punonjësit

Shkruar nga Pamfleti

Shtohet oreksi në administratë, Drejtoria e Pastrimit të Parave

Shtohet oreksi në administratë për rritje pagash. Qeveria rriti me 100 për qind pagat e deputetëve dhe po ashtu rriti pagat në shumë sektorë, por duket se jo të gjithë janë të kënaqur.

Drejtoria e Pastrimit të Parave ankohet se nuk ka punonjës sepse kanë ikur jashtë dhe ka kërkuar rritje pagash.

Sipas televizionit “Scan”, për këtë qëllim, deputeti Klevis Xhoxhi ka depozituar në Kuvend një projektligj që parashikon ndryshime rrënjësore në mënyrën si rekrutohen dhe si trajtohen financiarisht punonjësit dhe titullarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Parave tha se ka pasur shumë largime për shkak të nivelit shumë të ulët pagash.

Projektligji i propozuar nga Xhoxhi parashikon edhe ndryshimin e emërtimit të institucionit si edhe raportin e tij me institucionet shqiptare por veçanërisht me ato ndërkombëtare.

paga pastrimi i parave

Lini një Përgjigje