TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Qershor 2023, 16:46

Mediat e Ramës u shqetësuan nga videoja e Blendi Klosit, Artan Hoxha: Ti Agush një gjethe fiku je, nuk i mbulon dot të gjitha “allatet” e Padishaut!

Shkruar nga Pamfleti

Mediat e Ramës u shqetësuan nga videoja e Blendi Klosit, Artan Hoxha:

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar me një mesazh goditës për ata që tentuan me vrap të nxjerrin të larë ish-ministrin e Turizmit Blendi Klosi. Dje në rrjetet sociale doli një video seksuale që pretendohej se ishte e Klosit.

Por ajo që ra në sy është se shumë media si “Report Tv”, “Tema”, “Dita”, etj., dolën me vrap në mbrojtje të tij duke thënë se videoja ishte mashtrim, janë lojëra të Berishës, etj.

Por gazetari Hoxha ka një mesazh të qartë, sidomos për drejtuesin e “Report Tv”, të cilin ai në postimet e tij e quan Agush, duke marrë shkas nga filmi “Njeriu me top”, ku personazhi italian në film nga Augusto merr emrin Agush në shqip. Por në këtë rast ai e ka lidhur me filmin “Shoqja nga Fshati”, ku dhe aty ka një personazh me emrin Agush.

Se ç’qenka një Agush, Agush???!!! Naaaaa, mushke fare… E kuptoj pse Agushit i është prishur terezia… Po s’ke ç’i bën Agush!!! Ti vetëm një “gjethe fiku” je, nuk i mbulon dot gjitha “allatet” e Padishaut…”, shkruan ai.

Një ditë më parë edhe gazetari Hoxha konfirmoi se në rrjet ishte duke qarkulluar një video për një ish-ministër dhe deputet.

hoxha klosi fiku

Lini një Përgjigje