TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Qershor 2023, 14:52

E rëndë në Greqi, dy shqiptarë dhunojnë me bastun grekun në mes të rrugës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Greqi, dy shqiptarë dhunojnë me bastun

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku babë e bir nga Shqipëria kanë rrahur brutalisht një grek në mes të rrugës në Agios Nikolaos të Kretës.

Dy shqiptarët sulmuan një burrë, i cili në momentin e sulmit po ngiste biçikletën. Pasi e kanë rrëzuar në tokë, babë e bir filluan ta godasin me bastun, kryesisht në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Ata gjithashtu e goditën me grushte dhe shqelma.

Mësohet se burri ka marrë plagë të rënda, të cilat konsiderohen të rrezikshme për jetën. Kalimtarët dhe fqinjët dolën në rrugë dhe u përpoqën të shpëtonin burrin i cili u rrah për 4 minuta.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një makinë patrulluese e policisë, e cila ka konstatuar gjendjen kritike të viktimës.

Dy shqiptarët, babë e bir jetojnë në Agios Nikolaos. Ndaj tyre ka nisur procedimi penal dhe janë dërguar dje të martën në komisariatin e Agios Nikolaos dhe sot të mërkurën në prokurori.

Sipas informacioneve, nga të dyja palët janë ngritur padi dhe tani e tutje drejtësia do të thotë fjalën e saj.

E rëndë në Greqi, dy shqiptarë dhunojnë me bastun

greqi dy shqiptare grek

Lini një Përgjigje