Pas kontrolleve të kryera një ditë më parë në kampin e MEK në Manzë të Durrësi, ish-prokurori Eugen Beci thotë se Shqipërisë i është shtuar një rrezik i madh sa i takon terrorizmit e sigurisë kombëtare.
Beci u shpreh se nga mënyra sesi reaguan muxhahedinët përkundrejt forcave të policisë, tregon se janë një potencial i rrezikshëm për sigurinë kombëtare në Shqipëri.
Sipas tij tashmë Shqipërisë i kanosen dy rreziqe, ai i sulmeve nga një shtet armiqësor, që po strehon armiqtë e tij si dhe nga vetë brenda kampit të iranianëve.
"Ekspertët e sigurisë kombëtare duhet të ecin me idenë e termit të evolucionit që ka termi terrorizëm. Nuk është një deficion i përcaktuar saktësisht. Kjo organizatë është krijuar në ‘65. Ishin organizatë e armatosur, si një organizatë terroriste. Jemi në momentin që këta persona mund të rikthehen në statusin e tyre të mëparshëm. Është një potencial i rrezikshëm për sigurinë kombëtare në Shqipëri. Nga dje Shqipërisë i është shtuar një rrezik i madh sa i takon terrorizmit dhe sigurisë kombëtare. Nga mënyra sesi reaguan ndaj policisë shqiptare. Shqipërisë i kanoset rreziku i sulmeve nga një shtet armiqësor që brenda nesh gjen armiqtë e tij si dhe rreziku i sulmit nga këta që ne deri dje i mbronim."- tha Beci në një intervistë për mediat.
Lini një Përgjigje