
Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi ka folur në lidhje me zbarkimin e 1 mijë forcave policore në kampin e MEK në Manzë, për të cilët SPAK dyshon se kanë kryer sulme kibernetike ndaj institucioneve të shteteve të huaja.
Por sa gati është Shqipëria të përballet me agresionet moderne?
Eksperti i IT tha se Shqipëria është kujtuar pak vonë për të marrë hapa të tillë nëse kishin evidentuar rrezik. Me teknologjitë e reja, eksperti i IT tregon se ndikimi i tyre mund të ketë qenë edhe më i madh pavarësisht se kishin 17 godina me serverë, madje sipas tij, iranianët mund të kenë edhe ushtri digjitale.
“Sot me teknologjitë e reja në cloud ti mund të marrësh me qira server dhe mund t’i përdorësh për qëllime sulmesh kibernetike. Ndoshta këto kanë qenë ushtri digjitale për të krijuar content, fake news ndaj shteteve të ndryshme, por edhe ndaj qeverisë së Iranit.
Shteti shqiptar mund të jetë kujtuar pak vonë, se janë kompanitë tona ato që kanë internet.”, tha ai për Report TV. Nga kamerat e sigurisë do duken sesa persona kanë qenë atje.
I pyetur se cila është sfida më e madhe e vendit tonë, eksperti i IT këshilloi të shtohej më tepër vëmendja te ushtarët kibernetike, pra njohësit dhe specialistët në fushën e IT për të rritur sigurinë nga sulmet kibernetike.
“Sfida më e madhe në Shqipëri janë burimet njerëzore. Ndoshta duhet të rrisim numrin e ushtarëve kibernetikë, nëse ata fizikë i kemi 5 mijë, të paktën të kemi 500 ushtarë kibernetike.”, u shpreh eksperti.
Ditën e djeshme, me urdhër të SPAK, afro 1 mijë efektivë zbarkuan në kampin e MEK në Manzë të Durrësit, me indicie se aty ishin vendosur 17 godina me serverë ku kryenin sulme kibernetike ndaj institucioneve të huaja.
Lini një Përgjigje