TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Qershor 2023, 13:19

Irani reagon pas aksionit të policisë në kampin MEK: Muxhahedinët kërcënim për sigurinë e Shqipërisë!

Shkruar nga Pamfleti

Irani reagon pas aksionit të policisë në kampin MEK:

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kana’ani u shpreh se muxhahedinët e MEK do të përbëjnë gjithmonë një kërcënim për sigurinë e Shqipërisë për shkak të natyrës së tyre terroriste. 

Mediat iraniane shkruajnë se Kana’ani në një postim në Twitter ka theksuar se për këtë arsye qeveria irakiane i dëboi dhe qeveritë e tjera refuzuan t’i pranonin.

Shpresojmë që qeveria shqiptare të kompensojë gabimin e saj në pritjen e këtyre terroristëve”, shtoi ai.

Policia në Shqipëri ka kryer kontrolle në kampin që i përket Organizatës terroriste anti-Iraniane Mujahedin-e-Khalq (MKO) për shkak të përfshirjes së saj në “sulme terroriste dhe kibernetike” kundër institucioneve të huaja.

Përleshjet shpërthyen kur policia sulmoi kampin, i njohur si Ashraf-3, në veriperëndim të kryeqytetit Tiranë, të martën.

Një person humbi jetën nga infarkti dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në përleshjet.

Gjykata Speciale e Shqipërisë Kundër Krimit dhe Korrupsionit autorizoi operacionin për shkak të shqetësimeve se MKO ishte përfshirë në terror dhe sulme kibernetike.

Sot 6 persona janë proceduar nga Policia e Durrësit lidhur me operacionin e ditës së djeshme në kampin e Mek në Manëz. Ata janë vënë nën hetim për 4 vepra penale: Shkatërrim prone (për dhunimin e mjeteve të policisë), mos bindje e urdhrit të policisë, kundërshtim i vendimit të gjykatës, mosbindje të urdhrit të policisë dhe goditje për shkak të detyrës.

Në vijim pritet marrja në pyetje e një pjese të anëtarëve të MEK, por Prokuroria Durrës po përmbyll detajet e para të provave dhe kqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë. Marrja në pyetje mendohet të bëhet brenda kampit, por për individë të veçantë mund të ketë shoqërime edhe në DVP Durrës.

Çfarë përfaqëson MEK?

Grupi i fundit i tyre mbërriti në kampin Ashraf 3 në Manëz të Durrsit në vitin 2016. Shqipëria i mikpriti pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi u rrezikohej jeta pasi rrëzimit Sadam Hyssein. Vendosja e tyre në Shqipëri u bë vetëm për qëllime humanitare.

Anëtarët e Organizatës së Muxhahedinëve Popullorë të Iranit konsideroheshin fillimisht një organizatë terroriste nga shumica e vendeve perëndimore, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Bashkimin Evropian dhe vetë SHBA-të deri në vitin 2012. Kjo lëvizje u krijua në fillim të viteve 1960 si lëvizje proteste kundër regjimit të Shahut të Iranit dhe vepron në emigrim.

Nëse sheh perimetrin e bazës së MEK në Shqipëri i ngjajn një kompleksi gjigand me stil ushtarak. Se kush i financon apo pikëpyetjet për aktivitin e tyre brenda në kamp kanë qenë gjithnjë një temë debati. Ndaj MEK ka akuza për hermetizim, për një grup që funksionon si një sekt apo edhe për mos respektim të të drejtave të në vetë radhët e tyre.

Vendosja e muxhahedinëve në Shqipëri daton në vitin 2012, kur qeveria e udhëhequr në astë kohë nga Sali Berisha pranoi kërkesën e qeverisë amerikane për të pritur anëtarët e parë.

Më tej, në 2014-ën, vazhdoi strehimi i qindra muxhahedinëve të tjerë, të cilët kanë mbërritur në vazhdimësi që atëherë në grupe të ndryshme.

MEK ishte ndër nxitësit dhe mbështetësit kryesorë të Revolucionit Iranian të vitit 1979, i cili rrëzoi regjimin e Shahut. Pas revolucionit, në Iran u vendos një sistem teokratik islamik nën udhëheqjen e mullahëve, që hasi kundërshtinë e ashpër të MEK-ut që ishte kundër autokracisë islamike. Si pasojë, regjimi Iranian filloi persekutimin e anëtarëve të organizatës që detyroi drejtuesit e saj dhe mijëra anëtarë të emigronin.

Pas shumë viteve qëndrime në dy kampe të ndryshme në Irak, qeveria amerikane vendosi ta merrte nën patronazh opozitën iraniane, duke u kujdesur për sigurinë e tyre. Kampi i Ashraf3 në Manzë vizitohet shpesh nga zyrtarë apo ish zyrtarë të lartë amerikanë.  

muxhahedinët irani aksioni i policisë në mek

Lini një Përgjigje