TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Qershor 2023, 10:22

Skandali i Safet Gjicit kalon kufijtë, mediat greke: Një aferë seksuale i rrezikon pasurinë ish-kryebashkiakut të Kukësit

Shkruar nga Pamfleti

Skandali i Safet Gjicit kalon kufijtë, mediat greke:  Një aferë

Skandal seksual i Safet Gjicit ka kaluar kufijtë e Shqipërisë tashmë.

Mediat greke i referohen skandalit duke theksuar se “një aferë rozë” i kushtoi mandatin dhe i rrezikon pasurinë ish-kryebashkiakut të Kukësit.

“Protothema” i referohet asaj që ndodhi me Gjicin duke theksuar se ai ka qenë edhe aksioner i skuadrës së Kukësit si dhe biznesmen duke patur miliona euro pasuri.

“Kryebashkiaku shqiptar dha dorëheqjen pas skandalit të videos rozë në zyrën e tij. 51-vjeçari është biznesmen dhe CEO i EuroGjici Security dhe Kevin Construction.

Ai është gjithashtu është president i klubit shqiptar të futbollit FK Kukësi të Superligës Shqiptare. U zgjodh në zgjedhjet e vitit 2019 dhe u rizgjodh në 2023” shkruan gazeta greke.

Safet Gjici u detyrua të jepte dorëheqjen të premten e kaluar teksa ishte filmuar gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale në zyre në këmbim të një tenderi për kastrimin e qenve të rrugës ndaj Alma Kaçit.

Tashmë SPAK është duke e hetuar çështjen si “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera” pavarësisht tentativës së Gjicit për ta cilësuar këtë marrëdhënie si thjesht një çështje intime mes dy personave të rritur.

skandali i safet gjicit mediat greke

Lini një Përgjigje