TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Qershor 2023, 09:23

Muxhahedinët pretenduan se janë dhunuar nga policia, eksperti i sigurisë brenda kampit të MEK

Shkruar nga Pamfleti
Muxhahedinët pretenduan se janë dhunuar nga policia, eksperti i
Fatjon Softa

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa tha se policia u tregua profesionale ditën e djeshme me kontrollet brenda kampit MEK.

Ai sqaroi se ndaj muxhahedinëve nuk është ushtruar dhunë.

Fakti që zoti Rrumbullaku thotë që rreth orës 8 ne kemi kërkuar të kontaktojmë me 6 drejtuesit kryesor të kampit, tregon që i kanë vënë në dijeni për aksionin dhe për vendimin e gjykatës. Policia ishte në zbatim të një vendimi gjykate për të ushtruar një kontroll brenda këtyre ambienteve. Sigurisht kishte dhe forca speciale sepse mund të kishte reagime që mund të ishin jo thjesht protestuesit, por mund të kishte dhe informacione për të cilat patjetër forcat speciale duhet të ishin prezent.

Përdorimi i asaj që thanë ‘kishin gaz lotsjellës, po na godasin’ u vërtetua qoftë dhe një nga banorët që tregoi se bombolat e përdorura nga policia ishin me përdorim vetjak. Çdo punonjës policie mund të ketë një bombol që e përdor në rastet e ushtrimit të dhunës apo kundër reagimit të qytetarëve. Policia ishte shumë e kompletuar, kishte dhe vetë filmimet e saj, kontrolli me dron që bëri një monitorim të territorit që të krijonte mundësinë të pasqyronte çdo lloj incidenti,” – u shpreh Softa.

fatjon softa muxhahedinët

Lini një Përgjigje