TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Qershor 2023, 14:37

"Cenuan sigurinë kombëtare", eksperti tregon detaje për aksionin në kampin e muxhahedinëve: Shqipëria ka të drejtë t’i dëbojë!

Shkruar nga Pamfleti

"Cenuan sigurinë kombëtare", eksperti tregon detaje

Një aksion i policisë me urdhër të SPAK, për të kontrolluar të gjitha godinat e kampit Ashraf 3 në Manzë, ka sjellë përplasje të forta mes anëtarëve të kampit me efektivët. Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledion Krisafi tregoi detaje të reja nga jeta e tyre brenda kampit Ashraf 3.

Krisafi tha se muxhahedinët kanë thyer marrëveshjen duke cënuar sigurinë kombëtare të Shqipërisë, përmes veprimeve që ata kanë bërë. Sipas tij vendi ynë ka të drejtë që t’i dëbojë.

Ka dy gjëra që duhen vënë në dukje… aktiviteti që kryenin ndaj Iranit, e cila është e njohur nga shteti jonë, dhe e dyta është fakti që arsyeja kryesore pse policia ndërhyri, është sepse SHBA ka nisur të ndryshojë qëndrim ndaj MEK. Muajt e fundit SHBA kanë pasur disa marrëveshje, dhe ekziston mundësia që një prej gjërave që mund të jetë diskutuar, është që t’i jetë kërkuar të ulin mbështetjen ndaj kampit MEK. Arsyeja pse sot Shqipëria nuk ka fare marrëdhënie me Iranin, është pikërisht organizata MEK. Edhe sulmi kibernetik që erdhi nga Irani, ishte pikërisht për shkak të MEK. Në momentin që kemi pranuar muxhahedinët, jemi bërë armiq me Iranin. Ky është momenti për t’u rikthyer në marrëdhënie normale me Iranin. Ata kanë thyer marrëveshjen duke cënuar sigurinë kombëtare të Shqipërisë, përmes veprimeve që ata kanë bërë, dhe vendi ynë ka të drejtë që t’i dëbojë”, tha Krisafi.

 

 

tensionet ne kampin e mek

Lini një Përgjigje