TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Qershor 2023, 16:26

Ku janë afrikanët e ‘importuar’ nga trafikanti Alban Thika i “Novaric”, si gjoja punëtorë në Shqipëri?

Shkruar nga Pamfleti
Ku janë afrikanët e ‘importuar’ nga trafikanti Alban Thika
Trafikanti Alban Thika me ish presidentin e Republikës

Dhjetë pyetje maltezit Alban Gjon Thika, i cili pas arratisjes nga Malta, këtë aktivitet kriminal e ka kryer në vitet 2009-2020, si biznes ilegal në qendër të Tiranës te kulla në Bllok e një bosi të pushtetit dhe me bazë grumbullimi, strehimi, fshehje e trafikimi në qendër të Shkodrës...

Pas zbulimit nga “Pamfleti”, të mashtrimit që trafikanti Alban Gjon Thika, i bëri  Gjykatës së Tiranës, duke paraqitur shtetësi false, për të fshehur gjurmët e aktiviteteve kriminale në Gjermani, Australi e Maltë, po i drejtojmë 10  pyetje, si kujtesë për procesin gjyqësor ndaj nesh:

1. A keni ushtruar në Shqipëri, në vitet 2009-2020, aktivitet ilegal për ‘import’ shtetasish afrikanë, si gjoja punëtorë për bizneset shqiptare?

2. Në cilat kompani fasone, ndërtimi e hotelerie në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan e Vlorë, i keni regjistruar si “punëtorë” shtetasit afrikanë?

3. Ku i strehoni shtetasit afrikanë në Shkodër, të cilët i grumbulloni si gjoja kursantë në fantazmën me logo “Akademia Novaric”, 4-5 ditë para se t’i kaloni në Malin e Zi?.

4. Çfarë aktiviteti keni ushtruar në Maltë, me firmën “THIKA- Venture Consulting” dhe çfarë ju lidh me personazhin quajtur “Alfred Azzopardi”?

5. Çfarë letrash false, të ka bërë Koço Qirjaqi, Shef i Qendrës së Trajnimit të Administratës Tatimore- Doganore në Tiranë dhe punonjësi juaj në “Akademinë Novaric”, për fshehjen dhe justifikimin e aktivitetit të trafikimit të afrikanëve, si gjoja punëtorë të huaj në Shqipëri?

6. A keni lidhje dhe për çfarë punësh konkretisht, me shtetasin maltez Jason Joseph Masini, i cili më 12 korrik 2021, ka hapur në Tiranë një qendër me emrin “CONEKTION PROJECT”, me të cilën sjellë në Shqipëri, afrikanë sërish si gjoja punëtorë?

7. A jeni thirrur në policinë e shtetit në Shkodër e Tiranë dhe në Prokurorinë e Shkodrës, pas kapjes së shtetasve afrikanë me letra punësimi false të lëshuara nga shoqëria juaj “NOVARIC”?

8. A keni lidhje ju personalisht me aktivitetin dhe pronësinë e firmës “NOVALTHI GROUP”, që merret me tregun ilegal të kripto monedhave nëpërmjet Call-Center?

9. A keni lidhje ilegale, me zyrtarë të zyrës së Kufi- Emigracionit në Ministrinë e Brendshme dhe me Zyrat e Punës në Tiranë, Shkodër, Durrës, Lezhë e Elbasan, për pajisje me letra false të afrikanëve që fusni në Shqipëri si gjoja punëtorë?

10. A mund t’i tregoni Gjykatës së Tiranës në gjyqin kundër “Pamfleti”, se në  cilët biznese në Shqipëri kanë punuar e punojnë shtetasit nga Bangladeshi, Nepali, Nigeria, Filipinet, Sudani e Uganda që ju keni futur në Shqipëri me letra si punëtorë?

Edhe nëse trafikanti maltez Alban Gjon Thika, nuk do t’u përgjigjet këtyre 10 pyetjeve publikisht, ne do t’i çojmë këto prova në gjykatë, për aktivitetin e trafikimit të shtetasve të Botës së Tretë në vendet e BE, duke i kaluar tranzit në Shqipëri.

Madje do bëjmë publike edhe fakte, që pas arratisjes nga Malta, këtë aktivitet kriminal e ka kryer në vitet 2009-2020, si biznes ilegal në qendër të Tiranës te kulla në Bllok e një bosi të pushtetit dhe me bazë grumbullimi, strehimi, fshehje e trafikimi në qendër të Shkodrës./Pamfleti

alban thika afrikanët e importuar novaric

Lini një Përgjigje