Mediat ndërkombëtare kanë dyshime se bastisja e kampit në Manëz dhe anulimi i tubimit në Paris, janë të lidhura mes tyre...
Operacioni dje i policisë në kampin e muxhahedinëve ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare. Ka shumë që thjesht i kanë bërë pasqyrim, por shumë të tjerë kanë shkuar më tej duke hequr një paralele mes asaj që ndodhi në Tiranë dhe asaj që ndodhi në Paris.
“Pamfleti” e tha një ditë më parë se Rama mori urdhër nga Macron, ndërkohë që në të njëjtën linjë është edhe prestigjozia “The Indipendent”.
“Kundërshtarët e qeverisë autoritare të Iranit akuzuan dy qeveri evropiane se bënë lojën e Teheranit të martën, pasi selitë e tyre u bastisën në një aksion të dhunshëm policor në Shqipëri, ndërsa në Paris ata nuk u lejuan të mbanin një tubim”.
Kështu e nis shkrimin gazeta britanike. Sipas saj, një grup iranianësh që kanë luftuar kundër qeverisë së Ajatollahut për dekada, brenda pak orësh u ndodhën në situatë të vështirë duke ngritur dyshime se ndikimi i Teheranit vijon ende.

“Në Shqipëri, një skenë tronditëse u zhvillua në Ashraf III, selia e MEK-ut, ndërsa qindra oficerë policie hynë në kompleks, ku një ekip privat sigurie zakonisht mbron banorët civilë nga kërcënimi i sulmeve terroriste nga agjentët iranianë.
Fotot dhe videot e siguruara nga “The Independent” treguan kaos në kamp, pasi burra dhe gra të moshuar përballeshin me radhët e oficerëve që u ‘lanin’ fytyrat me spërkatës kimikë.
Lëndime të shumta janë parë në imazhet e marra nga vendi i ngjarjes, duke përfshirë një rast ku shihet një burrë i moshuar me një plagë të rëndë në pjesën e përparme të kokës. Në fotot e tjera, trupi i një burri të identifikuar si 65-vjeçari Ali Mostashari është marrë nga vendi i dhunës, me shenja çarjeje apo mavijosje në qendër të ballit të tij.
Burimet në vendngjarje thanë se z. Mostashari u vra nga një oficer policie pasi u godit; Zyrtarët e policisë e kanë mohuar këtë për shërbimet e mediave lokale shqiptare”, thuhet në artikull.

Më tej shkruhet se disa mbështetës të grupit opozitar iranian denoncuan bastisjen në Shqipëri dhe anulimin e tubimit në Francë, teksa ngritën dyshime se ka pasur lidhje mes dy ngjarjeve.
“Të shqetësuar se në të gjithë Evropën – dhe veçanërisht tani, Franca dhe Shqipëria – aleatët tanë po qetësojnë regjimin iranian dhe po godasin disidentët kundër regjimit. Sipas raportimeve, Biden (administrata) po i mbështet këto politika pro-regjimit, ndërkohë që nxit drejtpërdrejt regjimin duke i dërguar Ajatollahut qindra miliarda dollarë dhe duke nxitur lirimin e terroristëve. Goditjet dhe zbutja do të inkurajojnë dhe do t'i mundësojnë regjimit iranian të kryejë më shumë terrorizëm global. Ato përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe sigurinë e amerikanëve”, shkroi senatori Ted Cruz.
Po ashtu përmendet një deklaratë e Els Ampe, anëtar i Senatit të Belgjikës, iu cili po ashtu ngre dyshime se ngjarjet janë të lidhura mes tyre. /Pamfleti
Lini një Përgjigje