TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Tetor 2024, 20:54

Nesër stuhi dhe rrebeshe shiu, porti i Vlorës ndalon lundrimin e varkave të vogla dhe peshkimit!

Shkruar nga Pamfleti

Nesër stuhi dhe rrebeshe shiu, porti i Vlorës ndalon lundrimin e

Dita e nesërme parashikohet të jetë me reshje intensive shiu, rrebeshe dhe përmbytje në zonat veriperëndimore të vendit. Nisur nga ky parashikim kapitaneria e portit të Vlorës ka njoftuar se për shkak të përkeqësimit të motit do të ndalohet nisja e mjeteve të vogla të lundrimit dhe mjeteve të peshkimit duke filluara nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme.

Ndërsa anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Kjo situatë pritet të vijojë deri rreth orës 18:00 të ditës së premte.

Njoftim i Portit Vlorë

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuara gjatë datave 03-04.10.2024 !

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 03-04.10.2024 duke filluar nga ora 02:00 datë 03.10.2024 në drejtimin JUG-JUG-LINDJE, në forcën deri 7-8bft me shpejtësi ere deri 20-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra, me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

1.Të ndalohet paisja me leje-nisje i mjeteve te vogla lundruese dhe ato te peshkimit të cilat operojnë në det të hapur duke filluar nga ora 22:00 datë 02.10.2024.

2.Të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

 4.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 18:00 të datës 04.10.2024.

vlorë

Lini një Përgjigje