TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Tetor 2024, 19:40

Emërohet kreu i ri i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve

Shkruar nga Pamfleti
Emërohet kreu i ri i Drejtorisë së Përgjithshme të

Ilir Binaj do jetë drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Këshilli i Ministrave mori sot vendimin për emërimin e tij në krye të Drejtorisë së Tatimeve.  

Pozicioni i kreut të Tatimeve mbahej nga Elidjana Celaj, e cila ishte drejtoreshë e komanduar, pas dorëheqjes së Ceno Klosit në qershor të këtij viti.

Njoftimi:

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 2 Tetor 2024: Vendimi për emërimin e drejtorit të përgjithshëm të tatimeve: Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të   ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

Vendosi: 1. Z. Ilir Binaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.

2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë!

 

Lini një Përgjigje