TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Tetor 2024, 15:06

Mesazhet kërcënuese me emrin e Ervis Martinajt, Gazment Bardhi shkon në SPAK; makina e tij përplas një motorist

Shkruar nga Pamfleti

Mesazhet kërcënuese me emrin e Ervis Martinajt, Gazment Bardhi shkon

Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi ka shkuar ditën e sotme në SPAK lidhur me disa shantazhe që i janë bërë përmes e-mailit.

Bardhi është futur në ambientet e prokurorisë së posaçme rreth orës 15:00, teksa kreut të grupit parlamentar i ka ndodhur edhe një incident.

Makina që e solli deri aty ka përplasur edhe një motorist që po kalonte rrugën.

Gazmend Bardhi denoncoi publikisht dhe zbuloi disa SMS që i kanë ardhur në platformën e tij të komunikimit në “Signal” ku përmendet emri i Ervis Martinajt dhe kërkoi nga SPAK të hetojë.

Gazment Bardhi, në letrën dërguar Prokurorisë së Posaçme, tregon se mesazhi i ka shkuar nga një numër i paidentifikuar, me emër përdoruesi “Mbreti Zog”.

“Ervis Martinaj, Erigers Mihasi, të jesh mirë”, shkruhet në SMS-së dërguar kreut të Grupit të PD-së, mesazh që ia ka bashkangjitur letrës dërguar në SPAK.

Mesazhet kërcënuese me emrin e Ervis Martinajt, Gazment Bardhi shkon

Bardhi shprehet se mesazhet janë janë një tentativë për ta intimiduar në ushtrimin e detyrës time si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe si Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

“Përmbajtja e mesazheve të dërguara, sajimi i rrethanave dhe fakteve të pandodhura, ndërlidhja e emrit tim me individë krejtësisht të panjohur prej meje, synon frikësimin tim për të mos përballur me fakte konkrete të paligjshmërisë subjekte të posaçme apo eksponentë të krimit të organizuar, që janë nën hetim apo verifikim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit”, theksoi ai.

Gazment Bardhi ka kërkuar nga SPAK verifikimin e mesazheve, sipas tij, me natyrë intimiduese për identifikimin e autorit/ëve, motiveve të dërgimit të tyre, dhe arsyet e prodhimit të një dokumenti të falsifikuar.

Mesazhet kërcënuese me emrin e Ervis Martinajt, Gazment Bardhi shkon

Lini një Përgjigje