TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Tetor 2024, 13:09

“Jam kërcënuar me emrin e Ervis Martinaj”, Gazment Bardhi thirret në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
“Jam kërcënuar me emrin e Ervis Martinaj”, Gazment Bardhi
Gazment Bardhi

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi është thirrur në SPAK pas denoncimit për mesazhet kërcënuese me emrin e Ervis Martinajt.

Bardhi ka zbuluar SMS-të që i kanë ardhur në platformën e tij të komunikimit në “Signal” ku përmendet emri i Ervis Martinajt dhe kërkoi nga SPAK të hetojë.

Gazment Bardhi, në letrën dërguar Prokurorisë së Posaçme, tregon se mesazhi i ka shkuar nga një numër i paidentifikuar, me emër përdoruesi “Mbreti Zog”.

“Ervis Martinaj, Erigers Mihasi, të jesh mirë”, shkruhet në SMS-së dërguar kreut të Grupit të PD-së, mesazh që ia ka bashkangjitur letrës dërguar në SPAK.

“Jam kërcënuar me emrin e Ervis Martinaj”, Gazment Bardhi

Gazment Bardhi shprehet se mesazhet janë një tentativë për ta intimiduar në ushtrimin e detyrës time si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe si Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

“Përmbajtja e mesazheve të dërguara, sajimi i rrethanave dhe fakteve të pandodhura, ndërlidhja e emrit tim me individë krejtësisht të panjohur prej meje, synon frikësimin tim për të mos përballur me fakte konkrete të paligjshmërisë subjekte të posaçme apo eksponentë të krimit të organizuar, që janë nën hetim apo verifikim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit”, theksoi ai.

Gazment Bardhi ka kërkuar nga SPAK verifikimin e mesazheve, sipas tij, me natyrë intimiduese për identifikimin e autorit/ëve, motiveve të dërgimit të tyre, dhe arsyet e prodhimit të një dokumenti të falsifikuar.

“Gjithashtu, për qëllime publike ju nxis të verifikoni edhe përmbajtjen e rRethaneve konkrete të tyre”, i kërkoi ai SPAK.

Lini një Përgjigje