
Ish-kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia është paraqitur në orët e para të së mërkurës në ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK.
Më 26 Mars të këtij viti, në Prokurorinë e Posaçme SPAK është depozituar kërkesa për verifikimin dhe hetimin e shkeljeve të konsumuara nga 22 Kryetarë Bashkish në zgjedhjet e 14 Majit, nëpërmjet përdorimit të aseteve publike dhe mos përmbushjes se detyrimeve ligjore te parashikuara ne Kodin Zgjedhor.
Mes tyre ka qenë edhe emri i Bardh Spahisë, por nuk dihet nëse ish-zyrtari i lartë vendor është thirrur në lidhje me këtë denoncim.
Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme Spahiu është shprehur për mediat se, "nuk ka asgjë që të ketë interes publik".
Lini një Përgjigje