Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës Agron Kapllanaj, ka bërë një denoncim në rrjete sociale, pasi pretendon se është shantazhuar.
Në nëj reagim në “Facebook”, Kapllanaj thotë se një person ka modifikuar foto me imazhin e tij dhe e ka kërcënuar, duke i kërkuar një shumë parash ose në të kundërt do e shpërndante tek miqtë e tij.
Pasi ish-kryebashkiaku ka refuzuar të paguajë shumën monetare të kërkuar, shantazhuesi ka shpërndarë foton me imazhin e tij tek të afërmit e Kapllanajt.
Ish-kryebashkiaku thotë se do të bëjë kallëzim pranë organeve ligjzbatuese.
“Përshëndetje miq të mi! Gjatë natës dikush më ka nisur një foto apo video të modifikuar ku shfaqet imazhi im!
Personi që më nisi këto foto më ka shantazhuar së nëse nuk i paguaja një shume te caktuar paresh do i shpërndante këto foto te miqtë e mi, dhe mesa duket e ka bere një gjë të tillë sepse unë refuzova të paguaj! Unë kam te ruajtur të gjithë bisedën me kërcënime dhe shantazhimet e tij dhe sapo te kthehem në Shqipëri ( sepse ndodhem jashtë vendit për momentin) do t’i referoj të gjitha pranë organeve ligjzbatuese për të bere dhe kallëzim. Ju garantoj se ato imazhe janë të sajuara dhe nuk ka asgjë të vërtetë. E mbyll me një ndjesë për secilin që i kanë ardhur ato imazhe me foton time! Ju uroj një dite të mbarë”, shkruan Kapllanaj.
Lini një Përgjigje