
Emri i përzgjedhur si Drejtori i ri i Policisë, Ilir Proda, pritet të emërohet sot nga Këshilli i Ministrave.
Ministri Ervin Hoxha i dërgoi dy ditë më parë kryeministrit emrin e Ilir Prodës për postin e rëndësishëm, ndërsa Rama pritete të firmëso sot emërimin e tij.
Po ashtu mësohet se ditën e nesërme do të zhvillohet ceremonia e marrjes së postit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nga Ilir Proda.
Pas emërimit të tij, do të hapet gara dhe konkursi për emërimin e 12 drejtorëve të qarqave vendore të Policisë së Shtetit dhe drejtorëve të departamenteve në Policinë e Shtetit.
Kreu i Policisë së Shtetit do ketë mandat 5-vjeçar, ndërsa Drejtorët e Drejtorive vendore, do të kenë mandat 3-vjeçar.
Lini një Përgjigje