TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Tetor 2024, 13:09

“Pamfleti” fiton gjyqin me Ago Gjolajn; trafikant, kontrabandist, falsifikator e pastrues i parave të zeza

Shkruar nga Pamfleti

“Pamfleti” fiton gjyqin me Ago Gjolajn; trafikant, kontrabandist,

Humbja e gjyqit që pësoi derdimeni Ago Imer Gjolaj, është sinjal tjetër i qartë, për të gjithë ata mafiozë e qeveritarë të përfshirë në krime e korrupsion që çojnë në gjyq “Pamfleti”-n, se ne publikojmë vetëm prova të mbështetura në investigime, në denoncime të verifikuara dhe në raporte hetimore të agjencive ligj-zbatuese...

Në betejën për të vërtetën, nëpërmjet denoncimit të aferave dhe personazheve të botës së krimit e korrupsionit, “PAMFLETI” ka fituar një tjetër gjyq; këtë herë ndaj kontrabandistit, falsifikatorit e pastruesit të parave të pista, Ago Imer Gjolaj, pronar i kompanisë “B.M- Sh.p.k” të pijeve energjike të falsifikuara si markë “B52”, “852” e “S52” me qendër importi, ambalazhimi e prodhimi në Malësinë e Madhe.

“Pamfleti” e denoncoi këtë aktivitet të tij paligjshëm, bazuar në raportet e Drejtorisë së Marka-Patentave e Tatimeve në vitet 2018-2022, por dhe raporteve të Anti-krimit ekonomik e Anti-kontrabandës, të cilët evidentuan, se Ago Imer Gjolaj ka dyer të hapura në kufijtë Shqipëri-Kosovë-Maqedoni-Mali i Zi, për import-eksporte të pa deklaruara e të pa certifikuara.

“Pamfleti” publikoi Raportin Nr. 154/M.a, datë 22.04.2022, të Anti-krimit Ekonomik dhe Proces-Verbalin e Kontrollit Nr. 67/2, datë 19.05. 2022 të Taskë-Forcës Hetimore” të Tatimeve, ku thuhet se firma “M.B Sh.p.k” e pijeve energjike në pronësi të shtetasit Ago Imer Gjolaj, është konstatuar se ka gjendje e hedh në treg, 60 herë më tepër sasi pijesh “852” e “S52”, se sa raporton të prodhuara e importuara.

“Pamfleti” publikoi të dhënat e SHISH e Anti-krimit, që thonë se Ago Gjolaj pastron miliona para të botës së krimit, me 4 firmat e tij “M.B Sh.p.k” “AGMAM GROUP”, “B.M GROUP e firmën “AGO COPERACION”; kjo e fundit krijuar më 19 shkurt 2019, për gjoja asgjësim mbetjesh spitalore, por dhe lidhjet në punë të pista me maqedonasin Dejan Sipkovski e të tjerë.

Për të bërë presion, që ne të ndalojmë e të fshijmë shkrimet, Ago Gjola paditi “Pamfleti”-n në gjykatë, me mendimin se mund të maskonte të vërtetën me ryshfete, siç arriti në apel për zhbllokimin e pasurive të sekuestruara.

Me këtë gjyq kundër “Pamfleti”-t, Ago Imer Gjolaj synoi të quheshin “shpifje” denoncimet e të shpallej “biznesmen i pastër, i pa përfshirë në kontrabandë, pastrim parash e trafiqe”; por dhe sikur prodhimet e tij pije energjike i ka markë origjinale, cilësore, të sigurta e të ligjshme.

Por mbështetur në prova të vërtetuara e të pa publikuara që i disponojmë; gjyqin e fitoi “Pamfleti”, ndërsa Ago Imer Gjolaj, “de facto” me vendim gjykate si humbës, u vërtetua se është i përfshirë në ato veprimtari kriminale për të cilat e ka denoncuar “Pamfleti”.

Kujtojmë, që më 18 prill 2024, Prokuroria e Shkodrës i sekuestroi pasuritë  biznesmenit Ago Imer Gjolaj, me akuzën për pastrim të parave, kontrabandim e tregtim të mallrave kontrabandë dhe pjesëmarrës në grup kriminal trafikimi lëndësh narkotike; vepra penale, që sipas dosjes së prokurorisë, është dënuar bashkë me 2 vëllezërit e tij.

Humbja e gjyqit që pësoi derdimeni Ago Imer Gjolaj, është sinjal tjetër i qartë, për të gjithë ata mafiozë e qeveritarë të përfshirë në krime e korrupsion që çojnë në gjyq “Pamfleti”-n; se ne publikojmë vetëm prova të mbështetura në investigime, në denoncime të verifikuara dhe në raporte hetimore të agjencive ligj-zbatuese./Pamfleti

 

ago gjolaj trafikant kontrabandist falsifikator pamfleti gjyq

Lini një Përgjigje