TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Tetor 2024, 16:05

“Ëndrra amerikane”/ Hapen aplikimet për lotarinë, procedurat që duhen ndjekur

Shkruar nga Pamfleti

“Ëndrra amerikane”/ Hapen aplikimet për lotarinë,

Ambasada amerikane ka njoftuar se sot pasdite hapet zyrtarisht lotaria për të udhëtuar në SHBA.

Të gjithë shqiptarët që duan të shkojnë në SHBA, kanë të drejtë të aplikojnë deri më 5nëntor të këtij vitit.

Regjistrimi për Programin e Lotarisë Amerikane (DV-2026) hapet sot (më 2 tetor) dhe do mbyllet të martën, më 5 nëntor, 2024. Për më shumë informacion, klikoni: https://bit.ly/3PKA61Y

Ju lutemi, vini re: dvprogram.state.gov është mënyra E VETME për të dorëzuar aplikimin tuaj. Sigurohuni të lexoni udhëzimet e programit dhe udhëzuesin për mashtrimet në: travel.state.gov/dv.

Mos harroni: Të kesh mbaruar shkollën e mesme ose ekuivalentin e saj është një kërkesë e padiskutueshme kualifikimi”, njofton ambasada.

Procedurat e aplikimit

“Plotësoni Formularin Elektronik të Regjistrimit për Vizën e Shumëllojshmërisë (E-DV Entry Form ose DS5501) online në faqen zyrtare https://dvprogram.state.gov/. Regjistrimet e papërfunduara nuk do të pranohen. Regjistrimi për Programin e Lotarisë është falas.

Ne ju rekomandojmë fuqimisht të plotësoni vetë formularin e regjistrimit, pa ndihmën e një “këshilluesi për viza”, “agjenti të vizave” ose personave të tjerë që ju ofrojnë ndihmë. Nëse është dikush tjetër që ju ndihmon, duhet të jeni të pranishëm në momentin e përgatitjes së regjistrimit, në mënyrë që t’u përgjigjeni të gjitha pyetjeve në mënyrë sa më të saktë, të merrni fletën e konfirmimit dhe numrin e konfirmimit. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të pajiseni me faqen e konfirmimit dhe numrin e konfirmimit. Pa këtë informacion, nuk do të jeni në gjendje të hyni në sistemin online, i cili do t’ju informojë mbi statusin e regjistrimit tuaj. Duhet të jeni të kujdesshëm në rastin kur dikush ofrohet të ruajë fletën tuaj të konfirmimit dhe numrin tuaj të konfirmimit. Ju gjithashtu duhet të keni akses tek posta elektronike që keni vendosur tek regjistrimi juaj në E-DV. Lexoni Pyetje të Shtruara Shpesh për më shumë informacion rreth mashtrimeve të Vizave të Shumëllojshmërisë. Ju mund të shikoni videon tonë për t’u njohur me programin e vizave të shumëllojshmërisë, dhe udhëzime hap pas hapi që ju ndihmon të dorëzoni aplikimin tuaj.

Pasi të keni dorëzuar elektronikisht regjistrimin e plotë, juve do t’ju shfaqet një faqe konfirmimi, e cila përmban emrin tuaj dhe numrin tuaj unik të konfirmimit. Printojeni këtë faqe dhe ruajeni. Duke filluar nga 6 maji 2025, ju do të mund të kontrolloni statusin e regjistrimit tuaj në faqen zyrtare https://dvprogram.state.gov/, duke klikuar mbi Kontrollin e Statusit të të Regjistuarit dhe duke futur numrin unik të konfirmimit dhe informacionin personal. Kontrolli i Statusit të të Regjistuarit do të jetë e vetmja mënyrë informimi mbi përzgjedhjen tuaj për Lotarinë DV-2024 dhe, në rast se jeni përzgjedhur, mund të lexoni udhëzime se si të vazhdoni më tej me aplikimin tuaj. Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk do t’ju informojë në mënyrë direkte. Në rast se jeni përzgjedhur dhe dorëzoni një aplikim për vizë, së bashku me dokumentacionin e kërkuar, duhet të përdorni Kontrolli i Statusit të të Regjistuarit për t’u informuar mbi datën e caktuar për intervistë.

Lini një Përgjigje