TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Mars 2024, 13:05

Nën masa të rrepta sigurie, baroni i drogës Gëzim Çela ekstradohet në Shqipëri (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Nën masa të rrepta sigurie, baroni i drogës Gëzim

Nën masa të rrepta sigurie, janë publikuar pamjet nga momenti kur ekstradohet nga Kosova drejt Shqipërisë baroni i drogës, Gëzim Çela.

Gëzim Çela shihet me pranga në duar dhe ekstradohet nën masa të rrepta sigurie, shoqëruar nga disa makina policie e efektivë me skafanda dhe të armatosur.

Në pamje shihet gjithashtu momenti kur autoritetet e Kosovës ua dorëzojnë të shumëkërkuarin e drejtësisë autoriteteve shqiptare në doganë.

Ka qenë ministri i Brendshëm, Taulant Balla ai që ka postuar pamjet.

“Përgëzoj Policinë e Shtetit ???? Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë disamujor që u finalizua me ekstradimin e kreut të një organizate kriminale, i cili ishte i prej shumë vitesh i kërkuar nga drejtësia. Ky bashkëpunim po intensifikohet çdo ditë me agjencitë partnere kudo, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.”, shkruan Balla.

gezim cela baroni i droges shqiperi

Lini një Përgjigje