TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Mars 2024, 12:47

KLP emëron Olsi Dadon prokuror në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

KLP emëron Olsi Dadon prokuror në SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar në detyrë Olsi Dadon, si prokurorin e 18-të në SPAK.   

"Këshilli i Lartë i Prokurorisë sapo emëroj në detyrë prokurorin e 18-të, zotin Ols Dado, si prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranë SPAK.

Kandidaturat e tjera do të miratohen në vijim me përfundimin e procesit të kontrollit të pasurisë dhe figurës nga Komisioni i Posaçëm."-thuhet në njoftim. 

Emërimi i tij është bërë me kërkesë të kreut të SPAK, Altin Dumani nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Dado më herët ka mbajtur detyrën e drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Ekstradimeve në Prokurorinë e Përgjithshme.

Njoftimi:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen plenare të datës 06.03.2023, kishte parashikuar në pikën e 17 të rendit të ditës diskutimin/miratimin e relacionit si më poshtë: “Për ndërprerjen e komandimit të prokurorit Ols Dado në Prokurorinë e Përgjithshme dhe dhënien e opinionit për transferimin e tij në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.” Në këtë mbledhje plenare u miratua bazuar në legjislacionin në fuqi dhe kërkesën e paraqitur nga prokurori Ols Dado, Vendimi Nr.60 “Për përfundimin e kohëzgjatjes së komandimit”, për zotin Ols Dado, para afatit të miratuar me Vendimin e KLP-së Nr.8, datë 20.01.2020, dhe kthimin e tij në detyrën e prokurorit në Prokurinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Në po të njëjtën seancë pas adresimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, KLP-ja vendosi unanimisht të japë opinionin pozitiv për transferimin e përkohshëm të zotit Ols Dado pranë kësaj strukture.

Lini një Përgjigje