TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Korrik 2026, 11:40

Në qeli që prej shkurtit 2025, SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë të takojnë Veliajn

Shkruar nga Pamfleti
Në qeli që prej shkurtit 2025, SPAK lejon avokatët
Erion Veliaj

Prokuroria e Posaçme ka miratuar, pas rreth 500 ditësh, kërkesën që avokatët ndërkombëtarë të Erion Veliajt të zhvillojnë një takim me kryebashkiakun e Tiranës.

Sipas informacioneve, vendimi është marrë disa ditë më parë. Megjithatë, nuk rezulton të ketë pasur ndryshim të rrethanave që më herët kishin shërbyer si bazë për refuzimin e kërkesave të përsëritura të mbrojtjes ndërkombëtare.

Avokatët e Veliajt kishin kërkuar disa herë autorizimin për ta takuar atë, me argumentin se synonin të dokumentonin shkeljet që, sipas tyre, janë kryer gjatë trajtimit të çështjes hetimore ndaj kryebashkiakut. Qëllimi i tyre ishte përdorimi i këtij dokumentacioni në një proces pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Deri tani, SPAK nuk ka dhënë një shpjegim publik se çfarë e ka çuar në ndryshimin e qëndrimit dhe në miratimin e takimit mes avokatëve ndërkombëtarë dhe Erion Veliajt.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe në shtator ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i arrestuar që në 8 shkurt 2025. Po kështu, për gjykim është dërguar edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, si dhe 28 persona e shoqëri të tjera, pjesë e dosjes “Veliaj”.

SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste, në raport me disa kompani për të cilat SPAK thotë se ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

spak lejon avokatët ndërkombëtarë veliaj

Lini një Përgjigje