TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Qershor 2024, 16:43

Në qeli për blerje votash, Beleri humb betimin si eurodeputet

Shkruar nga Pamfleti
Në qeli për blerje votash, Beleri humb betimin si eurodeputet
Fredi Beleri nga qelia

Fredi Beleri mund të mos marrë pjesë në betimin e tij si eurodeputet në Parlamentin Europian, sipas medias së njohur greke, Ekathimerini. Parlamenti Europian do të zhvillojë seancën e parë në 16 korrik në të cilën pritet të jenë prezentë edhe eurodeputetët e rinj të sapozgjedhur.

Por pavarësisht qëndrimit në burg, Fredi Beleri nuk do të ketë pengesa për marrjen e mandatit. Kjo pasi betimi në Parlamentin Evropian nuk është parakusht për ratifikimin e zgjedhjes së tij të ligjshme.

Në komentet e tij për Skai Tv, Fredi Beleri tha se “i vetmi vendim i drejtë do të ishte lirimi tij”, duke shtuar se nuk ka iluzione për sistemin e drejtësisë shqiptare. “Unë e di që sistemi gjyqësor në Shqipëri kontrollohet nga kryeministri Edi Rama”, tha Beleri në lidhje me rastin e tij e cila ka tensionuar marrëdhëniet greko-shqiptare.

Greqia ka theksuar vazhdimisht se çështja Beleri është një shkelje e shtetit të së drejtës dhe ka paralajmëruar se mund të bllokojë aspiratat e Shqipërisë për në BE.

Ministri i Jashtëm grek George Gerapetritis përcolli mesazhin e Greqisë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Shkup të enjten, duke theksuar se respektimi i ligjit ndërkombëtar dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë është një kusht i domosdoshëm për anëtarësimin në BE.

“Dialogu i vazhdueshëm, përmbajtja nga retorika përçarëse dhe veprimet e njëanshme, si dhe zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare janë thelbësore për gjetjen e një rruge të qëndrueshme përpara dhe garantimin e stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në rajonin tonë”, tha Gerapetritis.

fredi beleri eurodeputet

Lini një Përgjigje