TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Qershor 2024, 13:06

Policia Rrugore bën bilancin e javës: 27 mijë gjoba dhe 35 shoferë të arrestuar

Shkruar nga Pamfleti

Policia Rrugore bën bilancin e javës: 27 mijë gjoba dhe 35

Policia Rrugore ka bërë bilancin e javës që lamë pas. Sipas njoftimit të policisë janë ka vendosur 27 927 gjoba në të gjithë vendin.

Bëhet me dije se shumica e gjobave rreth 8008 prej tyre, janë vendosur për shpejtësi tej normave të lejuara, po ashtu edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe për parakalime të gabuara.

Gjatë kësaj jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve me mjetet inteligjente, radarët automatikë, dronët, dragerat dhe së fundi edhe teleskopët, për të evidentuar përdoruesit e celularit, gjatë drejtimit të automjeteve janë pezulluar 126 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim mjeti në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt.

Ndërkohë, janë arrestuar 35 drejtues mjetesh, nga këta 22 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 1 për drejtim mjeti nën efektin e narkotikëve dhe 12 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Masat administrative:

-27 927 masa administrative në të gjithë vendin

-8008 për shpejtësi tej normave të lejuara, por pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit;

-1479 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

-1632 për mospërdorim të rripit të sigurimit;

- 2094 për parakalime të gabuara;

- 678 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

- 234 për shpejtësi dhe manovra të rrezikshme në rrugë;

-345 drejtim mjeti/motomjeti në efektin e alkoolit;

-11334 për parkim të gabuar;

-2123 për shkelje të ndryshme.

Lini një Përgjigje