TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Mars 2024, 10:06

Ndryshime në QSUT, largohet nga drejtimi Albana Fico

Shkruar nga Pamfleti
Ndryshime në QSUT, largohet nga drejtimi Albana Fico
Albana Fico

Albana Fico nuk nuk do jetë më drejtoresha e  QSUT. 

Qendra Spitalore Universitare (QSUT) ka ndryshuar drejtuesen Albana Fico, i cila e mbante këtë post nga dhjetori i 2021.

Ajo u emërua në krye të QSUT pas largimit nga drejtimi të Enkelejd Jotit.

Në atë kohë, qenë ish-ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka njoftuar këtë lajm duke theksuar se Fico do të çojë para projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend.

Ndërkohë, nuk dihet ende se kush do ta zërë vendin e Albana Ficos, duke u zgjedhur në krye të QSUT. Si shkak i dorëheqjes mendohet zjarri që ra me 11 shkurt në Urgjencën e QSUT, për të cilin drejtoria nuk mori masa. 

Kujtojmë se Urgjenca në spitalin e sëmundjeve të brendshme në QSUT është jashtë funksionit prej 11 shkurtit, kur në katin -1 të saj ra një zjarr, shkaqet e të cilit janë ende të panjohura dhe po hetohen nga Prokuroria e Tiranës.

albana fico

Lini një Përgjigje