TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Mars 2024, 09:40

Moti 'çmendet' në fund të marsit, Shkodra dhe Kukësi mbulohen nga dëbora!

Shkruar nga Pamfleti

Moti 'çmendet' në fund të marsit, Shkodra dhe

Në 24 orët e fundit në vend janë rikthyer reshjet e e shiut dhe dëborës, ndonëse jemi në javën e fundit të muajit Mars.

Dëbora është rikthyer sërish në zonat malore të Shkodrës ku  rrugët Bogë-Theth dhe Tamarë-Vermosh janë mbuluar nga bora.

Aktualisht po punohet për pastrmin e rrugëve dhe nuk paraqiten problem në qarkullim.

Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve këshillohen të kenë kujdes gjatë lëvizjes në këto rrugë.

Gjatë natës së mbrëmshme edhe Kukësi gjithashtu është përfshirë moti i keq.

Stuhia e shiut shoqëruar me era të forta i ka lënë vendin borës në lartësit 650 metra mbi nivelin e detit.

Reshjet e borës kanë përfshirë njësitë administrative si Kalisë, Arrën, Surroj, Bushtricë, Gryk-Çajë, Ujmishtë, Topojan, Shishtavec e Borje. Trashësia e borës në këto zona nuk i ka kaluar 10 cm duke mos sjell probleme në qarkullimin e mjeteve apo izolim të fshatrave.

Ndërkohë reshjet e shiut gjatë natës kanë sjell rënje të gurëve në disa segmente rrugore rurale dhe nacionale, si ato Kukës-Bushtricë, Kukës-Çaf Mali apo Kukës-Shishtavec pa shkaktuar bllokim të rrugëve.

Sa i takon furnizimit të popullësisë me enwrgji elektrike ka patur probleme të ndërprerjes herë pas here në disa zona malore por edhe në rrerhinat e qytetit të Kukësit.

Fillimi i kësaj jave solli rënien e temperaturave në vend dhe rikthimin e reshjeve të shiut, ndërsa në zonat malore ka pasur edhe reshje dëbore. 

shkodra dhe kukësi mbulohet nga bora!

Lini një Përgjigje