
Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Fadil Canaj, ka ndërruar jetë sot në moshën 72-vjeçare.
Në 40 vite karrierë në Policinë e Shtetit, Fadil Canaj ka mbajtur detyra te ndryshime si: Shef i Policisë Durrës, drejtor i policisë Tiranë, Drejtor i përgjithshëm, zv ministër i Brendshëm dhe shef kabineti i disa ministrave në vitet 2000-2005.


Mësohet se të dielën më 6 Gusht 2023 do te behën homazhe pranë Drejtorisë se Përgjithshme nga ora 10-12.
Kush ishte Fadil Canaj?
Fadil Canaj ishte njeriu që ia kushtoi jetën e tij Policisë së Shtetit. Karriera e tij policore fillon në vitin ‘72, pasuar nga detyra të shumta në rrethe dhe deri në postin e zv/ministrit në vitin ’90. Ai ka punuar gjatë si shef kabineti apo këshilltar i 6 ministrave të viteve 2000-2005.
Para largimit nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm, ai u vlerësua nga Haki Çako me certifikatën “Për Shërbime të Dalluara”.
Lini një Përgjigje