
Moti i keq me reshje shiu dhe vranësira që ka pushtuar pothuajse të gjithë vendin, ka bërë që edhe në Durrës, pushuesit të boshatisin plazhin dhe të ndërpresin pushimet e tyre në fundjavën e parë të gushtit.
Si pasojë e reshjeve të shiut, janë hasur probleme në disa nga rrugët kryesore të qytetit.
Shiu vjen pas temperaturave ekstrem të valës afrikane që përjetoi vendi ynë. Gjithsesi moti i keq nuk do të zgjasë shumë pasi fillimi i javës tjetër priten temperatura të larta.
Gjithashtu, moti i keq ka përfshirë edhe qytetin e Vlorës. Duke marrë shkas nga situata, Policia Kufitare i ka bërë apel drejtuesve të mjeteve lundruese që të mos dalin në det.
Moti i keq ka përfshirë edhe qytetin e Fierit ku në Darëzezë, pushuesit boshatisën plazhin dhe të ndërprenë pushimet.
Plazhi i boshatisur i Darëzezës në Fier, ishte i mbushur me turistë përpara se koha e keqe me vranësira dhe stuhi të mbulonte zonën.
Plazhet e Radhimës janë bosh për shkak të reshjeve të shiut.
Stuhi dhe reshje shiu të papritura, pas një periudhe të gjatë me temperatura shumë të larta kanë detyruar gjithashtu edhe pushuesit në plazhin e Shëngjinit të largohen.
Çadrat dhe shezlonget janë mbyllur, beach bar-et dhe lokalet po ashtu, ndërsa deti është egërsuar dhe niveli i dallgëzim është i lartë.
Disa nga pushuesit që nuk janë larguar ende, po qëndrojnë në hotele dhe banesa por ka dhe prej atyre që janë larguar.
Lini një Përgjigje