TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Gusht 2023, 20:58

Fatos Klosi plas "bombën": Së shpejti SPAK do të hap dosjet e “21 Janarit”, aferës “CEZ-DIA” dhe ish-kompleksit "Partizani"

Shkruar nga Pamfleti

Fatos Klosi plas "bombën": Së shpejti SPAK do të hap

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi ka deklaruar se dosjet si “Gërdeci”, “21 Janari”, afera e “CEZ-DIA” dhe privatizimi i ish-kompleksit “Partizani” pritet të hapen shumë shpejt. Ai shtoi se faktet janë aty, thjesht hapja e tyre do të ndodhë në kohën e duhur.

Në një intervistë për gazetën “SOT”, ai shtoi se rasti i ish/zv kryeministrit, Arben Ahmetaj tregon se SPAK ka filluar të lëvizë.

"Të djathtët me ato që kanë bërë faktet aty janë, kurse këta që janë në pushtet i kanë gjërat më të freskëta. Për mua s’ka diferencim të majtë ose të djathtë, SPAK duhet që të bëjë punën e tij. E thashë në fillim faktet e tyre nuk ndryshojnë me, ne duhet ti nxisim që të përparojnë në punën e tyre.

Kështu që SPAK duhet të bëjë punën s’ka rëndësi i majtë apo i djathtë, rëndësi ka që të tjerët të mendohen më shumë për gabimet që do të bëjnë. Deri tani u ankuam që SPAK nuk po lëvizte, ose ishte i ngadalshëm, por me duket se po lëviz. SPAK heq koren e një problemi pasi është gjykata ajo që do vendos por ama nëse hiqet korja nuk vihet në lëvizje gjykata, kështu që SPAK ka një detyrë shumë të rëndësishme. Edhe sikur të gabojë e korrigjon gjykata. Rasti Ahmetajt tregon se SPAK ka filluar të lëviz", tha Klosi.

klosi berisha

Lini një Përgjigje