TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Gusht 2023, 16:59

OBSH projekton Europën pa duhan deri në vitin 2040, eksperti: Në Shqipëri ndodh e kundërta, 38,8% e qytetarëve janë duhanpirës

Shkruar nga Pamfleti

OBSH projekton Europën pa duhan deri në vitin 2040, eksperti: Në

Organizata botërore e shëndetësisë ka vendosur si objektiv, që në vitin 2040 të shpall Europën pa duhan.

Po ndërsa ekspertët e shëndetësisë botërore mendojnë që në këtë vit niveli i duhanpirjes të jetë jo më shumë se 5%, në Shqipëri kjo shifër vjen në rritje.

Një raport i fundit i Bankës Botërore ka nxjerr në pah se 38,8% e shqiptarëve janë konsumatorë të duhanit.

Në një intervistë për Euroneës Albania eksperti për politikat për mbrojtjen nga duhani, Roland Shuperka, thotë se vendi ynë e ka të vështirë të arrij këtë objektiv.

Pavarësisht situatës, Shqipëria renditet mes 90 vendeve të para në botë sa i takon politikave të hartuara për parandalimin e duhanit, por disa prej tyre janë të pazbatueshm.

Eksperti sugjeron që duhanpirësit, që nuk mund të shkëputen nga vesi të kalojnë në përdorimin e produkteve alternative pa djegie.

Produktet alternative të duhanit pa djegie përdoren në afro  30% të duhanpirësve në disa vende të Europës, sa i takon Shqipërisë këto produkte përdoren në më pak se 5% të duhanpirësve.

duhan pirja

Lini një Përgjigje