
Shtetasit e arrestuar këtë të premte për mashtrim, i shkruanin përmes aplikacionit “Telegram” një biznesmeni, duke u prezantuar si kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha.
“Jam Ermal Dredha dhe më duhen 35 mijë euro”, i shkruan ata biznesmenit, me të cilin pasi shkëmbyen disa mesazhe, kishin lënë takim në një qendër tregtare.
Report Tv shkruan se, biznesmeni që ra ‘pre’ është krushku i Tom Doshit, pronari i ‘Brunes’ Geront Çela.
Florian Gjergji, dyshohet se është organizatori i kësaj skeme mashtrimi i kishte thënë dy nga bashkëpunëtorëve të tij të shkonin në qendër tregtare, të takim biznesmenin dhe t’i thoshin “kemi ardhur të marrim pakon”.
Por ata nuk ishin në dijeni të faktit se “preja” e tyre kishte lajmëruar policinë. Me të mbërritur në qendrën tregtare, policia i kapi në flagrancë dhe i prangosi.
Të arrestuarit janë Afrim Radici, Gezim Çelanji dhe Qazim Vata, ndërsa Gjergji vijon të jetë në arrati. Prej disa muajsh, ai është shpallur në kërkim, pasi është përfshirë në skema të tjera mashtrimi, ku shënjestrat kanë qenë biznesmenë të ndryshëm.
Skema e mashtrimit
Deri tani njihen 3 episode të skemës së mashtrimit të Florian Gjergjit. Fillimisht 39-vjeçari i dërgon “presë” një mesazh. Tek biznesmenë të ndryshëm ai përdor taktika të ndryshme komunikimi. Në rastet e denoncuara dhe zbuluara nga policia biznesmenëve u prezantohej në emër të ish-kreut të Kadastrës, Artan Lame apo kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Lini një Përgjigje