TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Gusht 2023, 10:43

Ish-ministrja e Ramës, Anila Denaj thirret në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Ish-ministrja e Ramës, Anila Denaj thirret në SPAK
Edi Rama dhe Anila Denaj

Ish-ministrja e Financave e qeverisë Rama, Anila Denaj është paraqitur në SPAK.

Anila Denaj mori postin e Ministres së Financave në dhjetor 2018, deri në shtator 2021.

Denaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa mësohet se do të merret në pyetje për çështjen e sterilizimit. 

Koncesioni 100 milionë dollarë i sterilizimit është denoncuar në SPAK më 23 dhjetor 2022 ku është i përfshirë edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, por edhe zyrtarë e ish-zyrtarë të tjerë, të cilët sipas nismës “Thurja”, kanë abuzuar me taksat e qytetarëve.

SPAK më parë ka marrë në pyetje të disa prej anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët kanë treguar procedurën që kanë ndjekur, nga fillimi i nisjes e deri në fund, ku është shpallur fituese bashkimi i operatorëve ekonomikë, “Serviz Italia”, që përfaqësohej nga biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili është konsideruar nga opozita si mik i afërm me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Pas shpalljes së vendimit të KPP-së me datë 10 korrik 2015, kompanitë “Investital Llc”, “Servizi Italia” S.p.a, “U.Jet S.r.l” dhe “Tecnosanimed”, kanë regjistruar një kompani të re në QKB, për të operuar me koncesionin, të quajtur “SaniService” Sh.p.k.

Ilir Rrapaj, një biznesmen i vogël shqiptar nga Peruxhia, pronar i një agjencie ndërmjetësimi dhe një kompanie ndërtimi, arriti që së bashku me italianët, të shpallej fitues i koncesionit shumë të kontestuar me vlerë 100 milionë USD të Ministrisë së Shëndetësisë, për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale dhe sallave të operacionit.

E gjithë procedura e miratimit të këtij koncesioni përfundoi në prokurorinë e Tiranës, por çështja u pushua nga prokurori Endrit Bimi. Ndërsa SPAK nisi punën tre vite më parë, nisma “Thurje” iu drejtua prokurorisë me një kallëzim të ri, duke kërkuar hetimin e këtij koncesioni.

 

spak anila denaj

Lini një Përgjigje