TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Gusht 2023, 11:32

Humbi jetën pasi u zu poshtë nga pllakat e mermerit, viktima studenti i dhjetorit 90'. Deputeti i PD: Ben, na le trishtim të madh

Shkruar nga Pamfleti
Humbi jetën pasi u zu poshtë nga pllakat e mermerit, viktima studenti
Arben Kurmeka

Arben Kurmeka, 52-vjeçari, që humbi jetën tragjikisht teksa punonte në qytetin e Durrësit është ish-studenti i dhjetorit 90'.

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka reaguar pas ngjarjes, duke thënë se u ka lënë pas një trishtim të madh.


"Ben, ike e na le trishtim të madh. Mik i mirë, demokrat i paepur, nuk do të harrohet buzëqeshja jote, angazhimi me zemër e pa u kursyer. I paharruar kujtimi e kontributi yt Arben Kurmeka! U prehsh në paqe".

Aksidenti ndodhi gjatë shkarkimit të një kamioni, kur disa pllaka mermeri u rrëzuan dhe e zunë poshtë duke i shkaktuar vdekjen.

Kurmeka ishte një nga studentët e parë të aktivizuar në Lëvizjen Studentore në dhjetor të vitit 1990-të.

Ai u lind në Tropojë, por prej më shumë se dy dekadash e pati ndërtuar jetën familjare në Durrës. Arbeni u diplomua në fakultetin e agronomisë të Universitetit Bujqësor.

arben kurmeka durrës

Lini një Përgjigje