Pas rreth 2 orësh, ish-ministrja e Financave, Anila Denaj ka përfunduar marrjen në pyetje nga prokurorët e SPAK për koncensionin e sterilizimit.
Në një pronocim të shkurtër për gazetarët, Denaj ka thënë se është pyetur si një person që ka dijeni në lidhje me këtë koncension gjatë kohës që ka qenë drejtoreshë e shërbimeve mbështetëse në Ministrinë e Financave në vitin 2014.
Edhe pse i janë drejtuar pyetje të tjera për të mësuar më shumë rreth dëshmisë së Denajt në SPAK, kjo e fundit nuk ka preferuar që të jepë më shumë detaje.
"Jam pyetur për informacion që kam dijeni gjatë kohë që kam qenë drejtoreshë e shërbimeve mbështetëse në Ministrinë e Financave në vitin 2014 në kohën që ky koncension ka qenë në diskutim. Ky nuk është momenti për të dhënë më shumë detaje.", tha Denaj.
Lini një Përgjigje