
Ish-kryeprokurori Shkëlqim Hajdari ka komentuar deklaratën e ish-të dërguarit special të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, i cili tha se Thaçi u arrestua rrugës kur do të kryente një marrëveshje me Serbinë për mbylljen e Gjykatës Speciale.
Hajdaraj tha se deklarata e Grenell duhet të hetohet, pasi është rrëqethëse. Sipas tij nëse është e vërtetë kjo gjë, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të mbajnë përgjegjësi.
“Deklaratat e zotit Grenell kanë nevojë për hetim. Deklarata e tij është rrëqethëse. Në deklaratën e tij publike, si thotë se; arrestimi i Thaccit është bërë rrugës për të bërë marrëveshjen me palën serbe. Kjo është shumë e rëndë. Nëse faktohen këto deklarata, atëherë kjo gjykatë nuk mund të quhet më. Nëse provohen ato se çfarë thotë zoti Grenell, ata njerëz kanë peshë penale, përgjegjësi penale.”, theksoi ai.
Lini një Përgjigje