Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj në një deklaratë për mediat thotë se vetëpastrimi i policisë po hyn në një fazë të re.
Gjatë fjalës së tij, Hodaj shton se Policia e Shtetit do të jetë një organizatë e shëndoshë dhe e fuqishme në goditjen e paligjshmërisë në tërësi dhe krimit të organizuar e trafiqeve në veçanti.
Hodaj thotë se goditja e elementëve të inkriminuar apo edhe shkelësve të etikës edhe brenda radhëve të organizatës së Policisë së Shtetit do ta çojë Shqipërinë në një nivel tjetër të sundimit të ligjit.
"Vetëpastrimi i organizatës së Policisë po hyn në një fazë të re. Për një betejë të suksesshme dhe në dobi të qytetarëve, të cilët meritojnë siguri publike me standardet më të mira, Policia e Shtetit do të jetë një organizatë e shëndoshë dhe e fuqishme në goditjen e paligjshmërisë në tërësi dhe krimit të organizuar e trafiqeve në veçanti.
Në këtë kuadër, siç është theksuar nga Ministri i Brendshëm, goditja e elementeve te inkriminuar apo edhe shkelësve të etikës, edhe brenda radhëve të organizatës së Policisë së Shtetit do ta çojë Shqipërinë në një nivel tjetër të sundimit të ligjit.
Nga ana tjetër, një Polici e pastruar nga elementët e dëmshëm, qofshin këta të inkriminuar apo shkelës së etikës, është një vlerësim më shumë për punën e palodhur të mijëra e mijëra uniformave blu që shërbejnë me besim të palëkundur te shteti i së drejtës. Ata meritojnë respekt vlerësim e mbështetje.", tha Hodaj për mediat.
Lini një Përgjigje