TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Prill 2025, 11:44

Mungonte avokati i Henrik Hoxhajt, shtyhet më 8 prill seanca për ‘Plumbin e Artë’ në GJKKO

Shkruar nga Pamfleti

Mungonte avokati i Henrik Hoxhajt, shtyhet më 8 prill seanca për

Është shtyrë për më datë 8 prill seanca në GJKKO për dosjen Plumbi i Artë. Seanca u shty pas kërkesës së Henrik Hoxhaj, ku mbrojtja e tij kërkoi më shumë kohë për të përgatitur pyetjet për Nuredin Dumanin.

Në seancat në Gjykatën e Posaçme, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani po vijon me dëshmitë e tij për disa nga ngjarjet kriminale më të bujshme në vend.

Dumani ka rrëfyer të paktën 12 vrasje në një dekadë, pjesa më e madhe me pagesë, si dhe krime të tjera të rënda për llogari të grupeve kriminale. Dosja ka të paktën 32 persona të dyshuar dhe akuzuar, nga 4 organizata të ndryshme kriminale nëpër qarqe, përfshi edhe Ervis Martinajn, ‘mbretin e kumarit’, i zhdukur prej tre vitesh pa gjurmë.

Lini një Përgjigje