TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Janar 2024, 11:26

Moti i keq në vend, Balla: Vështirësi në qarkullimin rrugor në disa zona, policia, ARRSH dhe njësitë lokale në gatishmëri!

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq në vend, Balla: Vështirësi në qarkullimin rrugor
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga reshjet në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se policia, ARRSH dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë, pastrimin dhe mbajtjen hapur të rrugëve.

“Reshjet e shumta të dëborës po krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor në disa zona të vendit. Policia e Shtetit Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë, pastrimin dhe mbajtjen hapur të rrugëve”, shkruan Balla.

taulant balla

Lini një Përgjigje