
Pas mosbindjes civile që “dogji” kryeqytetin me molotov, Partia Demokratike po përgatitet për aksionin e radhës, por kësaj here përtej kufijve kombëtar. Më datë 23 tetor, Partia Demokratike ka vendosur që të protestojë përpara parlamentit europian në Strasburg.
Deputetët opozitarë kërkojnë sensibilizim për kauzat e tyre, përjashtimet nga Kuvendi pas skenarëve të kaosit, kërkesa për qeveri teknike, apo edhe dënimi i Salianjit dhe masa e sigurisë e dhënë për Sali Berishën, të cilat konsiderohen sipas tyre si të padrejta.
Të gatshëm për të marrë pjesë në protestën para PE-së janë 26 deputetë të PD-së, ndërkohë që lista është e hapur dhe numri mund të rritet deri në datën e protestës.
Lista e deputetëve që do të marrin pjesë në protestën para PE:
1. Edmond Spaho
2. Gazment Bardhi
3. Lefter Gështenja
4. Helidon Bushati
5. Ramadan Likaj
6. Flamur Hoxha
7. Flamur Noka
8. Edi Paloka
9. Agron Gjekmarkaj
10. Jorida Tabaku
11. Albana Vokshi
12. Oerd Bylykbashi
13. Asllan Dogjani
14. Isuf Çela
15. Dhurata Çupi
16. Elda Hoti
17. Qani Xhafa
18. Lindita Metaliaj
19. Xhelal Mziu
20. Kasem Mahmutaj
21. Kastriot Piroli
22. Ilda Dhori
23. Bledion Nallbati
24. Saimir Korreshi
25. Petrit Doda
26. Zheni Gjergji
(Lista ende e hapur)
Lini një Përgjigje