TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Tetor 2024, 19:26

“16 emigrantët show për të treguar se filloi puna”, avokati Cakrani: Realiteti është ndryshe

Shkruar nga Pamfleti

“16 emigrantët show për të treguar se filloi puna”,

Avokati Kujtim Cakrani ka folur lidhur me kampin e Gjadrit ku ditën e sotme mbërritën 16 emigrantët e parë pas marrëveshjes shumë të diskutuar Rama-Meloni.

Ai e ka cilësuar si një Guantanamo dhe e jo një kamp. Cakrani tha se ndërtimi i këtij kampi është një turp për Shqipërinë dhe Italinë, pasi sipas tij me këtë marrëveshje ata kanë krijuar një Guantanamo ku të drejtat e individëve të ndryshëm shkelen në zemër të Europës.

“16 emigrantët janë një show për të treguar se filloi puna. Është show i italianëve. E ka marrë Giorgia Meloni përsipër këtë show si një komunikatore shumë e mirë me publikun. Unë dua të ndalem te ligjshmëria që ka. Ne e kemi diskutuar edhe më herët. Nga pikëpamja e lirisë së të drejtave të njeriut ai nuk është kamp. Ai është një Guantanamo në mes të Evropës, nuk ka kampe të sigurisë së lartë, ka burgje, ka kazerma të sigurisë së lartë, por nuk ka kampe në botë refugjatësh të sigurisë së lartë.

Ata janë larguar ca fatkeq që janë pre e një trafikimi, lufte e kështu me radhë, por nuk mendoj se sot në 2024 duhet të ndërtosh një Guantanamo. Aty nuk kanë mundësi të depërtojnë, ky fjalori që është kamp e të tjera nuk është realiteti.

Realiteti është krejt ndryshe. Gazetari pak më para tha se nuk mund të shikohet me sy, a ka kamp që nuk shikohet me sy? Me sy nuk mund të depërtohet burgu i sigurisë së lartë. Ky është turpi i Shqipërisë dhe Italisë që kanë ndërtuar një Guantanamo në mes të Europës, ku shkelen të drejtat e njeriut”, tha Cakrani për “Euronews Albania”.

Lini një Përgjigje