TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Tetor 2024, 18:59

Kampi i Gjadrit, deputeti italian: Marrëveshja anomali politike, kosto të larta për të dërguar emigrantët në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Kampi i Gjadrit, deputeti italian: Marrëveshja anomali politike, kosto

Deputeti italian Stefano Graziano ka folur lidhur me mbërritjen e 16 emigrantëve të parë në portin e Shëngjinit dhe për paktin Rama-Meloni.

Ai shprehet se paraditen e sotme është zyrtarizuar kërkesa në Presidencën e Parlamentit për interpelancë me Ministrin e Mbrojtes, mbi koston e emigrantëve në Shqipëri.

Deputeti Stefano Graziano thotë se është e pabesueshme të bëhet një seleksionim i tillë i emigrantëve për t'i çuar në Shqipëri me një shpenzim të lartë për t'i dërguar në Shqipëri e më pas për t'i sjellë në Itali.

Ai shton se këto shpenzime mund të përdoreshin për politika që Italia ka nevojë, si në politikat sociale, në territoret më në vështirësi italiane apo familjet në nevojë ekonomike.

“Për ne kjo marrëveshje është ekstremisht një anomali, një anomali politike”, është shprehur deputeti italian Stefano Graziano për “Syri Tv”.

Intervista:

Alba Kepi: Pak orë më parë ju keni dorëzuar në Komisionin e Mbrojtjes një kërkesë specifike mbi kampet e emigrantëve në Shqipëri. Për çfarë bëhet fjalë?

Deputeti Stefano Graziano: Objektivi ynë është të kuptojmë se sa para janë shpenzuar për ndërtimin e qendrave të emigrantëve në Shqipëri e për më të tepër se sa emigrantë do mbërrijnë në Shqipëri e si arrijnë ata atje. Siç dëshmuan lajmet e orëve të fundit anijet që transportojnë emigrantët mbërrijnë në Shqipëri janë gjysmë bosh. Pra kërkesa jonë është të kuptojmë se çfarë po ndodh qoftë nga këndvështrimi i mbërritjes së emigrantëve ashtu dhe përgjithësisht ndaj gjithçkaje që ka të bëjë me këto kampe në Shqipëri.

Alba Kepi: Kërkesa juaj i referohet dhe anijes Libra, kosto që ajo ka pasur për Ministrinë e Mbrojtes që sot në mëngjes mbërriti në Shqipëri?

Deputeti Stefano Graziano: Po dhe këtë, por thelbësisht koston e përgjithshme dhe specifikisht dhe mbi këtë anije.

Alba Kepi: Pas kërkesës tuaj në Komisionin e Mbrojtes çfarë duhet të presim? Pra kush është rrugëtimi parlamentar i saj?

Deputeti Stefano Graziano: Komisioni i Mbrojtes zyrtarizon kërkesën në Kryesinë e Dhomës së Parlamentit. Këtë gjë e bëmë paraditen e sotme e më pas do presim të thirret Ministri i Mbrojtes që do t'iu përgjigjet në Asamable pyetjeve tona.

Alba Kepi: Një koment politik i juaji dhe mbi këtë numër kaq të ulët emigrantësh që mbërritën sot në Shqipëri?

Deputeti Stefano Graziano: Për ne është një gjë kaq e pabesueshme të bëhet një seleksionim i tillë i emigrantëve për t'i çuar në Shqipëri e një shpenzim jashtë çdo mase për t'i nisur në Shqipëri e më pas për t'i sjellë në Itali. Shpenzime që mund të përdoreshin për politika që Italia ka nevojë, si në politikat sociale, si në territoret më në vështirësi italiane apo familjet në nevojë ekonomike. Për ne kjo marrëveshje është ekstremisht një anomali, një anomali politike.

Alba Kepi: Ju keni kërkuar bashkë me forcat e tjera opozitare të dini më shumë dhe mbi emrat e kompanive që kanë kryer punimet në Shqipëri?

Deputeti Stefano Graziano: Për ne rregullat vlejnë njëlloj si për italianët si dhe për ato komani që nuk janë italiane. Ne presim përgjigjet e ministrit prandaj kemi bërë dhe këtë kërkesë për interpelancë në Asamblenë Parlamentare.

Lini një Përgjigje