
16 emigrantët e parë të mbërritur në portin e Shëngjinit mëngjesin e sotëm, i janë nënshtruar procedurave të regjistrimit nga autoritetet italiane, të cilat operojnë në kampet e hapura në Shqipëri.
Nga proceduarat ka rezultuar se vetëm 14 prej tyre duhet të dërgohen në Gjadër, pasi 2 refugjatë rezultuan të ishin minoren, dhe për këtë arsye duhet të kthehen në Itali për të nisur atje procedurat e azilit.
Kjo për shkak se në marrëveshjen e bërë mes Shqipërisë dhe Italisë, është specifikuar se në Shqipëri do të trajtohen vetëm meshkujt e rritur nga vendet e sigurta, të gjitha kategoritë e tjera vulnerabël do të trajtohen në Itali.
Kujtojmë se rreth orës 10:00, me grupe nga katër, migrantët zbritën nga anija të shoqëruar nga forcat të policisë italiane. Ata përshkruan me këmbë, distancën e shkurtër prej disa dhjetëra metra nga hyrja e qendrës së ngritur nga autoritetet italiane në brendësi të portit të Shëngjinit.
Këtu ata iu nënshtruan menjëherë kontrolleve mjekësore, ndërsa u janë ofruar dhe veshje e ushqim. Më pas nisi procedura e identifikimit.
Lini një Përgjigje