TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Tetor 2024, 20:05

Gati furtuna në radhët e Policisë, qeveria miraton rregulloren për të zëvendësuar kupolën e rendit

Shkruar nga Pamfleti

Gati furtuna në radhët e Policisë, qeveria miraton rregulloren

Qeveria ka miratuar rregulloren e përzgjedhjes së kandidatëve për postet në zinxhirin komandues të Policisë së Shtetit.

Duket se pas miratimit të këtij vendimi, nis furtuna në radhët e Policisë. Këtë e ka sinjalizuar edhe kreu i ri i policisë, Ilir Proda i cili ka paralajmëruar se do të ketë shkarkime. Ndryshime do të ketë nga drejtorët në Departamentin e Policisë së Shtetit deri te shefat e komisariatit dhe drejtuesit në nivel qarku.

Pas zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pritet të hapet gara për postet drejtuese nga ai i zv.Drejtorit të Përgjithshëm te drejtorët e Departamenteve në Policinë e Shtetit, për të vijuar me drejtuesit në nivel qarku dhe shefat e Komisariateve.

Pritet që edhe për përzgjedhjen e kandidatëve të ngrihet një Komision, ashtu sikundër ndodhi në rastin e zgjedhjes së Ilir Proda si Drejtor i Përgjithshëm, por me dallimin se në përzgjedhjen e zinxhirit komandues, komisioni do të drejtohet nga një zyrtar i Policisë dhe jo nga përfaqësues i Ministrisë së Brendshme.

Vendimi:

MIRATIMIN E RREGULLORES PËR PËRZGJEDHJEN E KANDIDATIT PËR ZËVENDËSDREJTOR TË PËRGJITHSHËM, DREJTOR TË DEPARTAMENTIT, DREJTOR TË DREJTORISË VENDORE DHE SHEF TË KOMISARIATIT NË POLICINË E SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 59, të pikës 5, të nenit 60, të pikës 5, të nenit 61, dhe të pikës 4, të nenit 62, të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për zëvendësdrejtor të Përgjithshëm, drejtor të Departamentit, drejtor të Drejtorisë Vendore dhe shef të komisariatit në Policinë e Shtetit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Në rregulloren e Policisë së Shtetit, miratuar me vendimin nr.750, datë 16.9.2015, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, dispozitat që parashikojnë përzgjedhjen e kandidatit për zëvendësdrejtor të Përgjithshëm, drejtor të Departamentit, drejtor të Drejtorisë Vendore dhe shef të komisariatit në Policinë e Shtetit”, shfuqizohen.

3. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Lini një Përgjigje